Fjodor Dostojevski
Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist. Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj. Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014). Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al
Idioti – Pema
- Autori: Fjodor Dostojevski
- Shtëpia botuese: Pema
- Përkthyesi: Agron Tufa
Botuar në vitin 1869, kjo vepër është një nga përpjekjet më të guximshme të Dostojevskit, të vendosë një njeri thellësisht të mirë, të pastër në zemër, në një shoqëri të korruptuar, krenare dhe të etur për pushtet. Vjen tashmë dhe nga shtëpia botuese Pema.
Përshkrimi
Në qendër qëndron Princi Myshkin, një figurë që shpesh quhet “idiot” jo sepse i mungon inteligjenca, por sepse i mungon cinizmi. Ai është i sinqertë, i drejtpërdrejtë, i dhembshur. Ai nuk luan lojëra shoqërore, nuk manipulon dhe nuk maskohet. Në një ambient ku hipokrizia është normë, ai duket i huaj. Pikërisht kjo e bën romanin kaq të fuqishëm.
Romani prek edhe temën e epilepsisë së Myshkinit, e cila nuk është vetëm element biografik i autorit, por metaforë e një ndjeshmërie ekstreme. Myshkini ndien më shumë, sheh më thellë, përjeton më fort gjë që e bën të pambrojtur. Në këtë kuptim, romani flet për koston e ndjeshmërisë në një shoqëri të ashpër.
“Idioti” është një eksperiment moral dhe social, Dostojevski na vendos përballë një figure që mishëron faljen, ndjeshmërinë dhe pafajësinë dhe na tregon sa e vështirë është që këto cilësi të mbijetojnë në një botë të ndërtuar mbi krenari dhe interes.
Ajo që e bën këtë roman të veçantë, edhe mes veprave të tjera të Dostojevskit është fokusi i tij tek mirësia. Nëse romanet e tjera analizojnë fajin, krimin apo konfliktin filozofik, “Idioti” analizon diçka më të brishtë siç është pafajësia dhe mirësia.
Myshkini nuk fiton me forcë, por me ndjeshmëri, sepse në një botë ku inteligjenca shpesh lidhet me manipulimin, ai tregon një formë tjetër mençurie, atë të zemrës.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 828 Faqe
- Data e publikimit: 06/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: Idiot
- Vendi i botimit: Prishtine

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.