Kambana e qelqte

Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath e tërheq tinëzisht lexuesin brenda shkatërrimit psikologjik të protagonistes së saj, duke e bërë këtë me një forcë të tillë sa marrëzia bëhet thellësisht e prekshme, e vërtetë dhe pothuajse racionale. Ky depërtim i rrallë në skutat më të errëta e më pikëlluese të psikikës njerëzore është një nga arritjet më të jashtëzakonshme të letërsisë moderne. Me miliona kopje të shitura që prej botimit të parë, kjo dëshmi mbetet një nga romanet më të lexuara dhe të komentuara në botë mbi krizën e identitetit dhe betejën e padukshme të mendjes. Zbuloni këtë udhëtim tronditës, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

1, 000.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928248268
SKU: PEG0080
0

Përshkrimi

Një depërtim i thellë në skutat më të errëta të psikikës njerëzore

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, së cilës sapo i është dhënë mundësia e rrallë të bëjë një stazh në një revistë të famshme në Nju Jork. Në romanin e saj thellësisht autobiografik, “Kambana e qelqte”, Sylvia Plath na njeh me këtë të re që ndien një përzierje ngazëllimi dhe tmerri—si pothuajse çdokush që është shpërngulur nga një rrethinë e qetë drejt një qyteti të madh, sidomos kur kjo shpërngulje ndodh në një moshë kaq të brishtë.

Të gjithë jemi bërë spektatorë të çudive metropolitane duke pritur në mënyrë të pavetëdijshme çastin kur instinktet tona do të na vijnë në ndihmë. Të gjithë jemi dehur, kemi kërcyer apo kemi vjellë. Zakonisht kemi shpëtuar paq, pakëz më të pjekur dhe fatmirësisht të pacenuar. Ndërkohë, ka edhe nga ata që kanë kaluar nëpër shtigje të tjera, nga ata që rrjedha e jetës nuk i ka lëshuar në asnjë breg. E kështu, janë fundosur, pak nga pak.

Dhe Esteri po fundoset, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Ajo nis të shkëputet nga realiteti rrethues, duke u izoluar hap pas hapi, me shpresën e dëshpëruar që të përmbajë dhimbjen e vazhdueshme e të pakuptueshme që personifikon tashmë vetë jetën. Kjo vepër e jashtëzakonshme rrëfen historinë e dikujt që po zbulon se të qenit gjatë gjithë kohës i përkryer, apo edhe thjesht i mirë, nuk është as e thjeshtë, as e pranueshme dhe as e përballueshme në një afat të gjatë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kambana e qelqte”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.