Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist. Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj. Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014). Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al

Krim dhe ndeshkim – HC-Uegen

Botuar në vitin 1866, “Krim dhe Ndëshkim” është një nga kryeveprat më të fuqishme të Dostojevskit. I shkruar në një periudhë vështirësish financiare dhe personale për autorin, romani shënon kulmin e aftësisë së tij për të depërtuar në psikologjinë njerëzore.Kjo vepër e vendosi përfundimisht Dostojevskin ndër figurat më të rëndësishme të letërsisë botërore.

1, 800.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789992766743
SKU: BUE0028
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Protagonisti, Rodion Raskolnikov, është një student i varfër në Shën Petersburg që ndërton një teori të rrezikshme: disa njerëz “të jashtëzakonshëm” kanë të drejtë morale të shkelin ligjin për një qëllim më të lartë.
Për të provuar këtë ide, ai kryen një vrasje.Por ky nuk është një roman policor.
Është një hetim i ndërgjegjes. Pas krimit, Raskolnikovi përballet me ankthin, paranojën, izolimin dhe peshën e fajit. Ndëshkimi nuk vjen vetëm nga ligji, por nga brenda në vetvete.
“Krim dhe Ndëshkim” është një dramë intensive e ndërgjegjes individuale. I gjithë romani zhvillohet si një luftë mes mendjes dhe shpirtit të protagonistit.Dostojevski tregon se krimi nuk është vetëm akt fizik, por një konflik i brendshëm. Raskolnikovi përjeton një torturë psikologjike që e shtyn drejt rrëfimit dhe përballjes me veten.
Përmes figurës së Sonjës, romani sjell dimensionin e faljes, sakrificës dhe shpresës. Dostojevski nuk ndalet te krimi ai eksploron mundësinë e rilindjes morale.
Është një roman që të detyron të pyesësh nëse mund të justifikohet e keqja për një qëllim “më të madh”? Dhe a mund të jetojë njeriu me peshën e fajit?

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Krim dhe ndeshkim – HC-Uegen”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.