Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist. Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj. Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014). Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al

Kumarxhiu

I botuar në vitin 1867, ky është një nga romanet më autobiografike dhe të vrullshme të Fjodor Dostojevskit. E shkruar në një kohë rekord për të shlyer një kontratë botuese që rrezikonte ta linte autorin pa të drejta autoriale, kjo vepër e jashtëzakonshme ofron një pasqyrë tronditëse të varësisë, pasionit të verbër dhe vetëshkatërrimit. Një rrëfim i fuqishëm që eksploron momentin kur adrenalina bëhet më e fortë se logjika njerëzore dhe ku dashuria kthehet në një lojë të rrezikshme. Zbuloni këtë kryevepër të tensionuar psikologjike, tashmë në Leximtari.

1, 200.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928251015
SKU: BFN0127
0

Përshkrimi

Kur obsesioni dhe dashuria kthehen në një ruletë shkatërruese

Në romanin e tij të tensionuar “Kumarxhiu”, mjeshtri i letërsisë ruse na jep një nga përshkrimet më të sakta dhe të pamëshirshme letrare të varësisë. E shkruar në një periudhë të trazuar kur vetë autori përballej me humbje katastrofike në kazino, kjo vepër e kthen lojën e fatit në një proces të thellë psikologjik. Këtu, tensioni i pritjes, iluzioni i kontrollit, ekstaza e fitimit dhe dëshpërimi i humbjes krijojnë një cikël fatal që e shtyn personazhin të luajë jo thjesht për para, por për të mbushur një boshllëk të thellë të brendshëm.

Ngjarjet zhvillohen në një qytet imagjinar evropian, ku ndjekim Aleksei Ivanoviçin, një të ri rus që punon për një familje aristokrate në prag të rrënimit financiar. Jeta e tij ndërlikohet kur bie në dashuri me Polinën—një grua komplekse, krenare, e ftohtë dhe manipuluese. Dashuria e Alekseit për të është po aq e paqëndrueshme sa edhe rrotullimi i ruletës. Ai dashuron me nënshtrim dhe krenari të lënduar, ndërsa Polina e tërheq dhe e shtyn, duke e zhytur në një marrëdhënie thellësisht të ndërlikuar.

Ky nuk është thjesht një libër për kazinotë, por për pasionin që tejkalon arsyen. Përmes luhatjeve ekstreme të Alekseit—nga ndjesia e madhështisë hyjnore pas një fitoreje, tek vetëpërbuzja absolute pas humbjes—Dostojevski na tregon se si dashuria dhe loja bëhen dy anë të së njëjtës varësi. Për çdo lexues që kërkon një dramë të fortë psikologjike, ky botim është i pashmangshëm. Porositni kopjen tuaj sot.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Kumarxhiu”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.