Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të mijëvjeçarit, duke spikatur si një nga mjeshtrat e eksplorimit të mendjes njerëzore dhe lëvruesi i rrallë i botës dhe shpirtit rus. Ak ka lindur më 11 nëntor 1821 në Moskë, dhe mbetet shkrimtari, eseisti dhe filozofi rus, që solli në jetë kryeveprat e kolanës botërore të letërsisë, si “Krimi dhe Ndëshkimi” “Vëllezërit Karamazov”. Jeta e Fjodor Dostojevski, ishte dëshmi e përballjes me të pamëshirshmen dhe sprovës së ngadhnjimit. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi. Dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij. Madhështia e krijimtarisë së tij shfaqet në varësinë absolute të ndërsjellë, ku paraqiten ligjet metafizike të shpërfaqjes së njerëzimit dhe kombit. Prandaj edhe nuk gjendet asnjë lëvrim i jetës njerëzore, që mos ta gjente vendin e përshtatshëm në rrezatuesen e këtij kumti. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20-të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Ëalter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Dënim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”. Gjeniu i madh vdiq më 9 shkurt 1881 në Shën Peterburg, pas një gjakderdhjeje të shkaktuar nga sulmi epileptik. Varrimi i tij ishte madhështor. Në funeral morën pjesë 100.000 njerëz, kryesisht rini studentore. Varrimi i tij u shndërrua në demonstrata kundër carizmit, përkundër qëndrimit të dykuptimtë të Dostojevskit ndaj regjimit si dhe “kanunizimit” gjysmëzyrtar të tij nga regjimi carist. Dostojevski i takon rrethit më të ngushtë të shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë, siç janë poeti italian Dante Aligieri (Dante Alighieri, 1265-1321), poeti dhe dramaturgu anglez Uilliam Shekspir (William Shakespeare, 1564-1616), prozatori, dramaturgu dhe publicisti rus Leon Tolstoj (Lev Nikolaevič Tolstoj, 1828-1910), shkrimtari spanjoll Miguel de Servante (Miguel de Cervantes Saavedra, 1547-1616), romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) etj. Ndikimi i tij në letërsinë botërore është i jashtëzakonshëm, që nga prozatori dhe dramaturgu rus Leonid Andreev (Leonid Nikolaevič Andreev, 1871-1919) deri te tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonim i Emil Sinclair, 1877-1962), që nga prozatori amerikan Uilljëm Fokner (William Faulkner, 1897-1962)) deri te tregimtari austriak Franc Kafka (Franz Kafka, 1883-1924), që nga romancieri francez Marsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922) deri te prozatori kolumbian Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez, 1927-2014). Librat e Dostojevskit që janë përkthyer në shqip i gjeni tek Leximtari.al

Net të bardha

(1 shqyrtim nga klient)

Një nga novelat më të bukura dhe emocionale të Fjodor Dostojevskit. Rrëfimi ndjek një ëndërrimtar të vetmuar që endet nëpër rrugët e Shën Petërburgut gjatë netëve të ndritshme të verës. Një takim i rastësishëm me Nastinkën sjell një dashuri të shkurtër, por thellësisht transformuese. Një libër shqip i përjetshëm për melankolinë, shpresën dhe iluzionet.

Shtoni këtë xhevahir letrar në bibliotekën tuaj përmes Leximtari.

550.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9799281924792
SKU: ARLG0013
0

Përshkrimi

Katër net që ndryshuan një jetë të tërë

Në novelën klasike “Net të bardha”, botuar për herë të parë në vitin 1848, mjeshtri i letërsisë ruse na fton në botën e një të riu pa emër. I izoluar dhe thellësisht i humbur në fantazitë e tij, ai e sheh veten të shkëputur nga shoqëria, i paaftë për të krijuar marrëdhënie kuptimplota.

Por gjithçka ndryshon kur, nën dritën e zbehtë të verës, ai takon Nastinkën — një vajzë po aq të vetmuar, që pret me dëshpërim rikthimin e një dashurie të humbur. Për katër net rresht, ata zhvillojnë një lidhje të thellë duke ndarë sekretet, ëndrrat dhe dhimbjet e tyre. I riu dashurohet marrëzisht dhe i rrëfen asaj versionin e tij të idealizuar të dashurisë.

A do të mjaftojnë këto netë magjike për ta shpëtuar atë nga izolimi, apo realiteti do të jetë më i ashpër se ëndrrat? Për çdo lexues që ka përjetuar iluzionin e një dashurie të pamundur, ky botim emocionues është një thesar i vërtetë. Porositni tani.

Më shumë info për këtë artikull

4
1 vlerësim
Libri
4
Autori
5
Leximtari.al
5

1 shqyrtim për Net të bardha

Pastro filtrat
  1. Ekonomisti_Londer

    Libri
    Autori
    Leximtari.al
    Pro:

    -

    Kundër:

    -

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.