Seksi i dyte 2 – Pervoja e jetuar
- Autori: Simone de Beauvoir
- Shtëpia botuese: Çabej
- Përkthyesi: Lasi Nera
- Redaktori: Donika Omari
Shkrimtarja Simone de Beauvoir në veprën e saj i mëshon në mënyrë të vazhdueshme kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Në krijimtarinë e saj të pasur, e cila përfshin gjini të ndryshme, si romane, ese, vepra autobiografike e teatrale, mund të thuhet pa dyshim se vendin e parë e zë Seksi i dytë, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese dhe referencë e lëvizjeve feministe botërore.
Përshkrimi
“Drama e gruas qëndron tek konflikti midis kërkesës themelore të çdo subjekti që mbahet gjithmonë si thelbësor dhe kërkesave të një gjendjeje që e mban si jothelbësore.
Si mund të përkryhet një qenie njerëzore në gjendjen e femrës? Ç’rrugë i janë çelur asaj?
Cilat të çojnë në udhë pa krye?
Si mund të gjesh pavarësinë në gjirin e vartësisë?
Cilat rrethana kufizojnë lirinë e gruas dhe a mund t’i kapërcejë ajo? Këto janë çështjet themelore që do të donim të ndriçonim. Kjo nuk do të thotë që, duke u interesuar për fatin e individit, të mos i përkufizonim këto fate me termat e lumturisë, por me termat e lirisë.” Kështu shkruan autorja në hyrjen e këtij libri që konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të shekullit XX.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 456 Faqe
- Data e publikimit: 25/01/2002
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.