Vuajtjet e djaloshit Verter
- Autori: Johan Wolfgang von Goethe
- Shtëpia botuese: Pema
- Përkthyesi: Orjela Stafasani
Kryevepra klasike “Vuajtjet e djaloshit Verter” nga shkrimtari gjenial gjerman Johan Volfgang fon Gëte, mbetet një nga romanet më ndikuese në letërsinë botërore. Përmes letrave të tij, heroi rrëfen gjendjet shpirtërore më delikate dhe pikëllimet e thella dashurore, duke shprehur ndjenjën jetësore të brezave të tërë në mbarë Europën. Zbuloni suksesin e parë botëror të romanit gjerman në letërsinë e kohës së re, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
700.00 L Çmimi origjinal qe: 700.00 L.595.00 LÇmimi i tanishëm është: 595.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Gjeniu që ndezi shkëndijën e romantizmit në Europë
Me botimin e romanit “Vuajtjet e djaloshit Verter” në vitin 1774, Johan Volfgang fon Gëte ndihmoi fuqimisht në krijimin e lëvizjes së romantizmit. Ai ofroi pasqyrën e një fjalori të ndjeshëm të shqetësimeve të të rinjve, i cili vazhdon të jetë thellësisht aktual edhe në ditët e sotme.
Pasuria e jetës psikike të Verterit dhe synimi i tij i dëshpëruar për zhvillimin e lirë të personalitetit, bien në një kundërshti të dhimbshme me konvencionet e ngurta shoqërore. Kjo përplasje tragjike do ta shtyjë Verterin drejt një fundi fatal. Romani, i shkruar mjeshtërisht në formë epistolare (në formë letrash), korri një sukses të çmuar dhe të paparë. Ndikimi i tij ishte aq masiv saqë lindi shprehja “verterizëm”, me të cilën nënkuptohet sentimentalizmi i tepërt, ngarkimi emocional dhe madje moda e imitimit të veshjes së Verterit e pikëpamjeve të tij mbi botën.
Personazhet në këtë vepër bazohen në persona të vërtetë nga jeta e vetë Gëtes. Figura e Verterit është inspiruar nga ngjarja tragjike e mikut të tij, i cili, i dëshpëruar për shkak të dashurisë, kreu vetëvrasje.
Romani bëri një jehonë të jashtëzakonshme në kohën e vet. Për një periudhë pati madje edhe parfum “Eau de Werther”, dhe vepra shërbeu si frymëzim i thellë për krijime të tjera madhore. Nga opera “Verteri” e kompozitorit francez Zhyl Masenet, e deri te romani i famshëm “Frankenshtajni” i Meri Shelit, ku përbindëshi mëson se si të bëhet njeri pikërisht duke lexuar “Verterin”. Një thesar i letërsisë klasike që e ka vendin në çdo bibliotekë!
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 144 Faqe
- Data e publikimit: 11/04/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Titulli origjinal: Die Lieden des jungen Werther

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.