Eva Caca

Eva Caca, e lindur në Tepelenë, më 1 shtator 1977. U rrit mes mungesave, dhimbjes dhe forcës së një nëne të pathyeshme. Pa baba, por me shume endrra, ajo mësoi herët se fati nuk të pyet, por mund ta sfidosh. Jeta e saj ka qenë një udhëtim i mbushur me sprova, me braktisje dhe beteja personale, që e çuan deri në burgjet e Greqisë, për faj qe nuk ishte i saj. Atje, mes mureve të ftohta, gjeti forcen dhe vijoji të shkruante. Ishte dhunti e saj që ne moshë të re, por atje i dha kuptim historisë së saj. I dha zë shpirtit te historisë së Besmirës, qe e tronditi. Sot Eva eshtë një zë që flet për ringritjen, për guximin për të mos u dorëzuar kurrë. ANATOMIA E NJË VRASËSEJE është fryt i ditëve të ferrit dhe shpëtimit.

Anatomia e nje vrasesje

“Anatomia e një vrasëseje” është një nga ata libra, ku realiteti i përshkruar e tejkalon edhe fantazinë më të shfrenuar.

0 ditë 00 orë 00 min 00 sc

Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 080.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928088550
SKU: MEP0541
0

Përshkrimi

I shkruar në kushtet e izolimit të skajshëm në një prej burgjeve greke, ku mbahej padrejtësisht, Eva na rrëfen historinë e rrallë të një prej bashkëvuajtëseve të saj shqiptare.

Kjo është historia e një gruaje të re, të bukur dhe shumë të dëshiruar prej meshkujve, që transformohet në një vrasëse seriale.

Vrasës lind apo bëhesh? Sa ndikon një fëmijëri e jetuar në kushtet e një patriarkalizmi mizor e të dhunshëm? A mund t’i shmanget njeriu fatit?

Këto e të tjera janë pyetjet që shoqërojnë leximin e këtij rrëfimi të guximshëm dhe tronditës në kufijtë e së pabesueshmes.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Anatomia e nje vrasesje”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.