Mira Meksi

Mira Meksi është një nga autorët më të spikatur të letërsisë bashkëkohore shqipe dhe përkthyese e mirënjohur nga letërsia e shkruar në spanjisht dhe frëngjisht. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006 “me romanin “Kujtim Kurvash të Trishta” nga Gabriel Garcia Marquez dhënë nga Ministria e Kulturës. Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit “E Kuqja e Demave”, i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese “Persee”. Në vitin 2014, romani “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar “Ballkanika”. Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M. Yourcenar, M. Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj. Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: “30 vjet Poezi” të I. Kadare; “Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe” në spanjisht. Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi. Vlerësime të tjera 2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhënë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I. 2011: Çmimi i Eseistikës “Gjergj Fishta 2011” akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese “Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura”. 2015: Çmimi i Përkthimit 2015 Panairi i Librit, për romanin “Identiteti” të Milan Kunderës 2015: Çmimi i Romanit 2015 “Rexhai Surroi”, për “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” 2019: Çmimi Romani më i Mirë i vitit nga Bukinist, për “Diktatori në kryq” 2020: Çmimi Romani më i Mirë nga Panairi Kombëtar i Librit Fier 2020, për “Diktatori në kryq” 2020: Çmimi Kombëtar i Letërsisë Romani më i Mirë 2019, për “Diktatori në kryq” 2021: Çmimi Kult, Përkthimi më i Mirë i Vitit për romanin “Njëqind vjet vetmi” të Gabriel Garcia Marquez. Librat e Mira Meksit i gjeni tek libraria Leximtari.

Bitellsat i vrane pas mesnate

Shkrimtarja Mira Meksi vjen sërish me një provokim narrativ para lexuesit, ku këtë herë ingtriga ndërtohet mbi një udhëtim të pazakontë të grupit Bitëllsa në Shqipërinë komuniste, vendin më të izoluar në planet. Muzika, meditimi, idealet komuniste dhe shumë karrema tregimtarë presin për t’u zbuluar prej jush

Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928861757
SKU: BON0776
0

Përshkrimi

Dhjetor 1967.

Tirana ndodhet në udhëkryqin e një profecie. Plaka Sarë ka zbuluar sekretin e harruar me shekuj të kalendarit: Portën e Kohës së fshehur midis Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Dashuri pasionante lindin dhe vriten…

Prill 1968.

Avioni i Beatles-ve, që udhëtojnë nga Rishikeshi për në Londër, bën një ulje të detyruar në Rinas.

Një roman për rininë e “Broduejit” të kryeqytetit, për muzikën dhe për historinë e një kënge që lindi në një vend pa Zot dhe fitoi përjetësinë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Bitellsat i vrane pas mesnate”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori