Freida McFadden
Autorja bestseller e thrillerit ne shume media dhe platforma globale te librit, si New York Times, Amazon Charts, USA Today, Washington Post, Wall Street Journal, Sunday Times dhe Publisher’s Weekly, Freida McFadden është një mjeke që ka shkruar disa trillerë psikologjikë dhe romane humoristike me temë mjekësore, të cilët janë bërë shumë të suksesshëm. Veprat e Freidës janë përzgjedhur ndër librat më të mirë të vitit nga redaktorët e Amazon-it; ajo është fituese e çmimit International Thriller Writers Award për romanin më të mirë në format paperback, si dhe fituese e Goodreads Choice Award. Romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 45 gjuhë. Freida eshte e njohur per serine Housemaid (Sherbetorja) e cila ka ardhur edhe ne gjuhen shqipe permes entit botues Bota Shqiptare. Freida jeton me familjen dhe macen e saj në një shtëpi trekatëshe, shumëvjeçare, me pamje nga deti — një shtëpi me shkallë që kërcasin dhe rënkojnë në çdo hap, ku askush s’do të të dëgjonte nëse do të bërtisje. Përveç nëse bërtet shumë fort, ndoshta. Te gjithe librat e Freida McFadden i gjeni tek platforma Leximtari.al
E dashur Debi
- Autori: Freida McFadden
- Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
- Përkthyesi: Taulant Hatia
Autorja e bestsellerit absolut, Sherbetorja, Freida McFadden vjen me nje tjeter roman per lexuesit shqiptar, E dashur Debi. Ata qe jane mesuar me tensionin dhe ankthin nuk do ta lene pa lexuar as kete liber. Kujdes: Ky triller ka humor te zi
1, 400.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.1, 190.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Ndonjëherë, kupa mbushet dhe derdhet…
Debi Malenit i dukej se po e humbiste fillin. Për vite me radhë, jepte këshilla praktike në rubrikën “E dashur Debi”, ku gratë e Nju Inglëndit i shkruanin për të gjetur mirëkuptim dhe këshilla.
Për shkak të punës, Debi kishte dëgjuar histori të panumërta grash që shpërfilleshin, nënvlerësoheshin apo keqtrajtoheshin nga bashkëshortët. Dhe Debi bënte çmos t’i udhëzonte në drejtimin e duhur.
Ose, të paktën, kështu bënte dikur.
Kohët e fundit, Debit i dukej sikur po i dilte jeta krejt jashtë kontrollit. Humbi punën. Diçka e çuditshme po ndodhte me të bijat adoleshente. Dhe bashkëshorti i mbante sekrete, sipas aplikacionit të gjurmimit që i kishte instaluar në telefon.
Prandaj, Debi hoqi dorë së qeni gruaja e dikurshme e pjekur. Hoqi dorë së qeni e arsyeshme dhe praktike. Erdhi koha të ndiqte edhe vetë këshillat e saj. Erdhi koha për t’u hakmarrë ndaj gjithë njerëzve që e meritonin.
VLERESIME
“Histori emocionuese… McFadden është mjeshtre për ta mbajtur lexuesin të mbërthyer dhe ta shtyjë në drejtim të gabuar, duke garantuar kështu plot befasi. Gjithë ata lexues që u dashuruan me Milin, personazhin e veprës më të famshme të McFadden-it, “Shërbëtorja” dhe vazhdimit të saj, do ta gjejnë veten si adhurues të Debit.”
– Booklist
“Kodi moral i errët, por i qëndrueshëm, i Debit, ta bën të lehtë t’i dalësh në krah… Ky triller me humor të zi do t’u dhurojë lexuesve buzëqeshje djallëzore në fytyrë.”
– Publishers Weekly
“Debi e guximshme dhe lozonjare është një antiheroinë jotradicionale për brezat që do të vijnë… Një trillim hakmarrjeje sadist me kënaqësi të shfrenuar dhe jashtëzakonisht tërheqës.”
– Kirkus Reviews
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 324 Faqe
- Data e publikimit: 26/10/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: Dear Debbie
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.