Freida McFadden
Autorja bestseller e thrillerit ne shume media dhe platforma globale te librit, si New York Times, Amazon Charts, USA Today, Washington Post, Wall Street Journal, Sunday Times dhe Publisher’s Weekly, Freida McFadden është një mjeke që ka shkruar disa trillerë psikologjikë dhe romane humoristike me temë mjekësore, të cilët janë bërë shumë të suksesshëm. Veprat e Freidës janë përzgjedhur ndër librat më të mirë të vitit nga redaktorët e Amazon-it; ajo është fituese e çmimit International Thriller Writers Award për romanin më të mirë në format paperback, si dhe fituese e Goodreads Choice Award. Romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 45 gjuhë. Freida eshte e njohur per serine Housemaid (Sherbetorja) e cila ka ardhur edhe ne gjuhen shqipe permes entit botues Bota Shqiptare. Freida jeton me familjen dhe macen e saj në një shtëpi trekatëshe, shumëvjeçare, me pamje nga deti — një shtëpi me shkallë që kërcasin dhe rënkojnë në çdo hap, ku askush s’do të të dëgjonte nëse do të bërtisje. Përveç nëse bërtet shumë fort, ndoshta. Te gjithe librat e Freida McFadden i gjeni tek platforma Leximtari.al
E fshehta e sherbetores
- Autori: Freida McFadden
- Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
- Përkthyesi: Nikolla Langore
- Redaktori: Zerina Kuke
- Ilustruesi: Ledia Kostandini
Nese iu ka pelqyer Sherbetorja dhe doni qe makthi dhe magjia e leximit te vijoje me kete thriller fantastik, erdhi edhe romani tjeter i Freida McFadden, E fshehta e sherbetores. Me perkthimin e Nikolla Langore dhe hedhur ne qarkullim nga Bota Shqiptare, kete roman te paharrueshem e gjeni tek Leximtari
Përshkrimi
— Mos hyr në dhomën e gjumit të mysafirëve.
— Në fytyrën e Dagllas Garrikut bie një hije e zymtë kur ai prek derën me majat e gishtave.
— Ime shoqe… është shumë e sëmurë.
— Ndërsa ai vazhdon të më tregojë apartamentin fantastik mbi tarracë, kam një ndjesi tmerruese për gruan prapa dyerve të mbyllura. Por nuk mund të rrezikoj humbjen e kësaj pune; jo, po të dua të vazhdoj të ruaj të fshehtën time më të errët…
Është e vështirë të gjej një punëdhënës që nuk më pyet shumë për të kaluarën time. Prandaj falënderoj yllin tim fatsjellës që Garrikët, si për mrekulli, më pajtojnë për të pastruar apartamentin e tyre fantastik prej nga shikohet i gjithë qyteti dhe për të përgatitur ushqime të shijshme në kuzhinën e tyre plot dritë. Mund të punoj ca kohë këtu pa rënë në sy, përderisa më paguajnë mirë.
Shtëpia është pothuajse e përsosur. Por nuk e kam takuar ende zonjën Garrik dhe nuk kam arritur të hedh një sy brenda dhomës së gjumit të mysafirëve. Jam e sigurt që e dëgjoj duke qarë. Kur mbledh rrobat e palara, shikoj pikat e gjakut në jakën e këmishës së saj të bardhë të natës. Dhe një ditë nuk e mbaj dot veten e trokas te dera. Kur hapet ngadalë, ajo që shikoj brenda ndryshon gjithçka…
Është ai çasti kur bëj një premtim. E kam bërë edhe më parë një gjë të tillë. Mund ta mbroj zonjën Garrik pa zbuluar të fshehtat e mia.
Dagllas Garriku ka gabuar. Do të paguajë për gabimin.
Çështja shtrohet vetëm se deri ku jam e gatshme të shkoj…
REVIEWS
“O Zot! TË HEQ TRURIN!
Sa më pëlqeu ky roman!…
O Zot, kthesa që të mbajnë të mbërthyer!… E përpiva me një frymë!… Roman që të mban frymën pezull deri sa e mbaron!”
— GOODREADS REVIEWER
“Absolutisht tërheqës!… Fantastik… Kthesa e mbylljes ishte E PAPARË dhe ishte hera e parë kur kam lexuar një triller që kam thirrur ‘jooooooo’ me zë aq të lartë sa burri më pyeti i shqetësuar çfarë kishte ndodhur!… I shkëlqyer… E rekomandoj fort.”
— GOODREADS REVIEWER
“O Zot i madh… Freida McFadden është MBRETËRESHA e temave të papritura… Të papritura pas të papriturash!… Më rrëmbeu qysh në çastin e parë!… aq sa nuk e lëshoja dot nga dora!… Kishte çaste kur më ikte fryma… Shijova çdo sekondë të leximit!”
— GOODREADS REVIEWER
“OH, PO!… Fluturova mes faqeve si lakuriqi i natës kur del nga ferri. Shumë, shumë i bukur! Më pëlqeu absolutisht çdo sekondë e leximit!… Do t’ju fusë në shtigje të tilla që do të hutoheni e do të thërrisni: Ç’dreqin po ndodh kështu?!”
— GOODREADS REVIEWER
Librat e serisë:
Shërbëtorja
E fshehta e shërbëtores
Shërbëtorja po vëzhgon
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 376 Faqe
- Data e publikimit: 11/11/2024
- Mosha e leximit: Mbi 12 vjeç
- Titulli origjinal: The housemaid's secret
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2025

Albert Gjoka –
Vijimi i sherbetores nuk ishte aq mbreselenes. por do ta lexoj nje liber tjeter jashte kesaj serie
nuk e rekomandoj fort