Freida McFadden

Autorja bestseller e thrillerit ne shume media dhe platforma globale te librit, si New York Times, Amazon Charts, USA Today, Washington Post, Wall Street Journal, Sunday Times dhe Publisher’s Weekly, Freida McFadden është një mjeke që ka shkruar disa trillerë psikologjikë dhe romane humoristike me temë mjekësore, të cilët janë bërë shumë të suksesshëm. Veprat e Freidës janë përzgjedhur ndër librat më të mirë të vitit nga redaktorët e Amazon-it; ajo është fituese e çmimit International Thriller Writers Award për romanin më të mirë në format paperback, si dhe fituese e Goodreads Choice Award. Romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 45 gjuhë. Freida eshte e njohur per serine Housemaid (Sherbetorja) e cila ka ardhur edhe ne gjuhen shqipe permes entit botues Bota Shqiptare. Freida jeton me familjen dhe macen e saj në një shtëpi trekatëshe, shumëvjeçare, me pamje nga deti — një shtëpi me shkallë që kërcasin dhe rënkojnë në çdo hap, ku askush s’do të të dëgjonte nëse do të bërtisje. Përveç nëse bërtet shumë fort, ndoshta. Te gjithe librat e Freida McFadden i gjeni tek platforma Leximtari.al

E paftuara

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Shërbëtorja”, autorja bestseller e New York Times, Freida McFadden, rikthehet me “E paftuara”, thrillerin e saj më të suksesshëm e të frikshëm. Në një natë të errët me stuhi, një vajzë e mitur e mbuluar me gjak shfaqet në dritaren e një shtëpie të izoluar, duke mbajtur një thikë dhe një sekret vdekjeprurës. Eksploroni se deri ku mund të shkojë ajo për të mbijetuar. Gjeni këtë libër që lexohet me një frymë, ekskluzivisht tek Leximtari, duke nisur nga data 3 korrik 2026!

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928008466
SKU: BOSH0955
0

Përshkrimi

Një natë stuhie, një shtëpi e izoluar dhe një sekret vdekjeprurës

Kush e di çfarë stuhie është kjo që po vjen… Shtëpia e Kejsit në mes të pyllit nuk është ndërtuar për t’i bërë ballë motit të egër. Çatia është gati për t’u rrëzuar, dritat fiken e ndizen dhe pema në oborr lëkundet kërcënueshëm nga era. Por Kejsi është shumë herë më e shqetësuar për vajzën që po përgjon nga dritarja e kuzhinës.

Është e mitur. Është vetëm. Dhe është e mbuluar me gjak.

Vajza misterioze nuk jep asnjë shpjegim prej nga vjen dhe nuk e lëshon thikën nga dora e djathtë. Kur Kejsi bën një zbulim shqetësues në mes të natës, gjërat përkeqësohen edhe më shumë. Vajza ruan një sekret të errët—një sekret për të cilin ajo do të vriste vetëm e vetëm që mos të zbulohej. Në qoftë se Kejsi i afrohet tepër së vërtetës, ajo mund të mos jetojë për të pritur mëngjesin.

Në këtë histori plot tension për mbijetesën dhe dëshpërimin, Freida McFadden eksploron se deri ku mund të shkojë një vajzë për të shpëtuar veten e saj, duke i futur lexuesit në një rrjetë të ndërthurur gënjeshtrash, kthesash të papritura dhe terrori psikologjik.

Çfarë thotë kritika:

  • “Romani ‘E paftuara’ i ka të gjitha çfarë i duhen një trilleri të frikshëm: Një natë e errët me stuhi, një shtëpi e vetmuar, një vajzë e mitur dhe kthesa të njëpasnjëshme të fabulës. Mbërtheni rripin e sigurimit!”Jason Rekulak

  • “McFadden ka qëlluar sërish në shenjë… Ora smart më kujtoi si nja gjashtë a shtatë herë që të qetësohesha ndërsa lexoja këtë roman. Nuk munda ta lëshoja nga dora.”Noelle W. Ihli

  • “Një rrëfim ngjethës por edhe i bukur… McFadden i mashtron lexuesit duke i dhënë një triller të kuptueshëm në fillim, para se t’i futë ata në një ndërthurje që sa vjen e bëhet më tronditëse.”Kirkus Reviews

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “E paftuara”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.