Ekzorcisti – William Peter Blatty
- Autori: William Peter Blatty
- Shtëpia botuese: Botimet Jozef
- Përkthyesi: Dorian Hatibi
Më shumë se pesëdhjetë vjet pas botimit të tij të parë, “Ekzorcisti” mbetet një përvojë leximi vërtet e paharrueshme. Një libër që të bën mos ta lëshosh nga dora. Të paktë do të jenë ata lexues që nuk do të tronditen, pasi autori luan mjeshtërisht në atë kufirin e mjegullt mes natyrores dhe mbinatyrores. Rrëqethës.
1, 600.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 600.00 L.1, 360.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 360.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Bazuar në një ngjarje të vërtetë, të pushtimit të një fëmije nga demonët, në vitin 1949, “Ekzorcisti” tregon historinë e njëmbëdhjetëvjeçares Regana MekNil dhe nënës së saj, Kris, një aktore e famshme dhe nënë e dashur.
Kur personaliteti i Reganës ndryshon papritur dhe ajo fillon të shfaqë sjellje shqetësuese, shpesh të dhunshme, nëna e saj e dëshpëruar, pas dorëzimit të mjekëve, detyrohet të kërkojë ndihmë nga dy priftërinj katolikë, të cilët do të rrezikojnë gjithçka – përfshirë edhe jetët e tyre – për ta çliruar vajzën nga forca e lashtë keqdashëse që e ka pushtuar. Paralel me përpjekjet e nënës për ta shëruar vajzën e vet, kemi edhe investigimin e një detektivi për zbulimin e një vrasjeje.
Qëllimisht i papërpunuar dhe profan, ky roman ende ka aftësinë e jashtëzakonshme për t’i tronditur lexuesit dhe për t’i bërë ata të harrojnë se është “vetëm një histori”.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 482 Faqe
- Data e publikimit: 16/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The Exorcist
- Vendi i botimit: Durres

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.