Dan Brown
Dan Brown lindur më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire, SHBA. Rritur në një mjedis ku matematika dhe muzika kishtare frymëzuar nga prindërit ndikuan në interesin e tij për shkencën dhe fenë. Në 1991 ai u transferua në Hollywood, California, ku vazhdoi karrierën e tij si pianist ndërsa punonte si mësues i anglishtes dhe spanjishtes. Ishte rreth kësaj kohe që takoi gruan e tij të ardhshme, Blythe Newlon, pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se Brown. Gjatë gjysmës së parë të viteve 90, Brown vazhdoi të regjistronte këngë dhe albume, duke përfshirë edhe një nën emrin Angels & demons. Ai po ashtu është njohës shumë i mirë i historisë dhe kulturës evropiane. Sidoqoftë, prirja e Broën për letërsinë do të mbërrinte në verën e vitit 1993 gjatë qëndrimit të tij në një plazh të Tahitit. Aty do ta zbulonte romanin “Komploti i Doomsday” të Sidney Sheldon, leximi që frymëzoi shkrimtarin e ardhshëm të rishikojë karrierën e tij duke filluar të punojë për romanin e tij të parë, “Kalaja dixhitale”, një thriller teknologjik që u rrah nga kritikët, por që përfundoi me një sukses të njohur tregtar. Ky libër i parë u ndoq nga “Engjëjt dhe Demonët” në vitin 2000, i cili pati edhe më shumë sukses pas botimit të “Kodi i Da Vincit”. Me mbi 250 milionë kopje të shitura, librat e tij kanë një ritëm kinematografik dhe kapituj të shkurtër plot tension, ai ndërthur ngjarje historike, simbole fetare, sekrete arkivore dhe teori konspirative me fabul imagjinare, duke krijuar një ndjesi realizmi brenda trillimit. Përmes figurës së Robert Langdon-it, profesor i simbologjisë, Brown ndërton triller intelektualë ku dijet bëhen armë dhe çdo simbol fsheh një të vërtetë më të thellë. Librat e tij janë udhëtime mes së kaluarës dhe së ardhmes, mes arsyes dhe misterit. karakterizohen nga kodet, arti dhe teoritë e konspiracionit. Në romanet e Dan Brown-it, historia nuk është sfond – është enigmë.
Engjej dhe djaj
- Autori: Dan Brown
- Shtëpia botuese: Dudaj
- Përkthyesi: Amik Kasoruho
- Redaktori: Sjedin Cekani
Ky është një nga romanet më të suksesshëm të mjeshtrit të suspansit, Dan Brown, dhe njëkohësisht vepra e parë ku shfaqet për publikun simbolisti i famshëm i Harvardit, Robert Langdon. Një triller intelektual i ndërtuar me një ritëm të shpejtë, kthesa të papritura dhe enigma historike që e bëjnë leximin pothuajse kinematografik. Zbuloni betejën e fshehtë mes shkencës dhe fesë në këtë aventurë të jashtëzakonshme që hapi rrugën për fenomenet botërore që e pasuan, ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Sekreti qindravjeçar që kërcënon Vatikanin
Përpara se bota të tronditej nga Kodi i Da Vinçit, simbologjisti me famë botërore i Harvardit, Robert Langdon, u përball me sfidën e tij të parë monumentale. Në trillerin e tij fantastik “Engjej dhe djaj”, autori na tërheq në një vorbull rreziku dhe misteri pa rrugëdalje. Gjithçka nis kur Langdoni thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të deshifruar një simbol të lashtë, të damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë. Ajo çka ai zbulon, i kalon kufijtë e çdo imagjinate: një hakmarrje vrastare kundër Kishës Katolike, e kryer nga një sekt qindravjeçar i njohur si Të Përndriturit.
I prirë dëshpërisht për të shpëtuar Vatikanin nga një armë e fuqishme shkatërrimi në masë, Langdoni udhëton drejt Romës ku bashkëpunon me një shkencëtare të bukur e misterioze, Viktoria Vetrën. Të dy së bashku, ata përfshihen nga një ngut i ankthshëm në një gjueti ndër kripta të damkosura, varre misterioze, katedrale të braktisura dhe kupola që fshehin sekretet më të errëta të botës… duke ndjekur rrugën e harruar prej kohësh të të Përndriturve.
Ky libër është një garë e vërtetë me kohën që ka mbërthyer kritikën dhe lexuesit kudo në botë:
“Një libër i magjishëm; e pata vërtet të vështirë ta lëshoja nga duart.” — Dale Brown, autor i best-sellerit Battle Born të New York Times
“Është thjesht brilant! Këto karaktere kanë thellësi… intriga është e zhdërvjellët, me zigzage, shpërthyese dhe befasuese. Kurse fundi… i papërfytyrueshëm.” — New Hampshire Sunday News
Për çdo adhurues të mistereve historike dhe aksionit të pandalur, ky botim është një lexim thelbësor. Porositni kopjen tuaj sot.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 480 Faqe
- Data e publikimit: 23/03/2005
- Mosha e leximit: mbi 16 vjec
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2024

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.