Femijet jane mbreter

Femijet jane mbreter i autores franceze Delphine de Vigan sjell një botë pas realitetit virtual dhe përpjekjes së individit për famë. Por, çfarë vjen pas saj? Nga ekrani tek kanali në youtube, historia e Melanisë na bën të reflektojmë sesi mund të biem pre e situatave dhe e ndryshimit rrënjësor të jetës tonë…

Çmimi origjinal qe: 1, 250.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 062.50 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928931535
SKU: BDI0979
0

Përshkrimi

Fillimi i viteve 2010.

Melania, e rritur para ekranit të televizorit, e hipnotizuar nga shfaqjet reality dhe premtimet e tyre për famë, ka vetëm një synim në jetë: Të bëhet e famshme.

Kur përzgjidhet si pjesë e një spektakli të ri televiziv, megjithëse jo ndër më të njohurit, Melania është në qiellin e shtatë. Por kjo përvojë e vetme rezulton shkatërruese. Dështimi i hap një plagë që nuk do t’i mbyllet më kurrë.

Melania, bashkëshorte dhe nënë shembullore, jeton në një kompleks banimi luksoz në periferi të Parisit dhe ka krijuar një kanal të suksesshëm në YouTube, Happy Récré, kushtuar tërësisht jetës së përditshme të fëmijëve të saj, Samit tetë vjeç dhe Kimit gjashtë vjeçe. Formula e Melanisë ka pushtuar rrjetin: Ajo çka u ofron ndjekësve kjo nënë e panjohur sipërmarrëse, admirohet dhe pëlqehet nga miliona njerëz. Sponsorë, promovime, fushata reklamash: ditë pas dite, Sami dhe Kimi kalojnë me orë të tëra përpara kamerës duke regjistruar video. Identitetet e tyre janë kthyer në një markë tregtare.

Por një ditë, dritat e projektorëve të botës së Melanisë shuhen: vogëlushja Kim është zhdukur!

Klara, një hetuese e re, përfshihet me mish e me shpirt në hetimin e çështjes.

Një takim i gabuar, arratisje apo rrëmbim? Asnjë pistë nuk mund të përjashtohet.

Klara dyshon se çelësi i gjithë kësaj historie qëndron pas kanalit Happy Récré. Ndërsa rrëmon thellë në botën e fëmijëve influencerë, ajo kupton se lumturia që shfaqet në ekrane nuk është gjë tjetër, veçse një iluzion i gënjeshtërt.

Sepse realiteti ku jetojnë të vegjlit Sami dhe Kimi, më tepër sesa mbretërisë përrallore që përshkruan Melania, i ngjan një ferri të vërtetë në tokë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Femijet jane mbreter”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori