Dan Brown
Dan Brown lindur më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire, SHBA. Rritur në një mjedis ku matematika dhe muzika kishtare frymëzuar nga prindërit ndikuan në interesin e tij për shkencën dhe fenë. Në 1991 ai u transferua në Hollywood, California, ku vazhdoi karrierën e tij si pianist ndërsa punonte si mësues i anglishtes dhe spanjishtes. Ishte rreth kësaj kohe që takoi gruan e tij të ardhshme, Blythe Newlon, pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se Brown. Gjatë gjysmës së parë të viteve 90, Brown vazhdoi të regjistronte këngë dhe albume, duke përfshirë edhe një nën emrin Angels & demons. Ai po ashtu është njohës shumë i mirë i historisë dhe kulturës evropiane. Sidoqoftë, prirja e Broën për letërsinë do të mbërrinte në verën e vitit 1993 gjatë qëndrimit të tij në një plazh të Tahitit. Aty do ta zbulonte romanin “Komploti i Doomsday” të Sidney Sheldon, leximi që frymëzoi shkrimtarin e ardhshëm të rishikojë karrierën e tij duke filluar të punojë për romanin e tij të parë, “Kalaja dixhitale”, një thriller teknologjik që u rrah nga kritikët, por që përfundoi me një sukses të njohur tregtar. Ky libër i parë u ndoq nga “Engjëjt dhe Demonët” në vitin 2000, i cili pati edhe më shumë sukses pas botimit të “Kodi i Da Vincit”. Me mbi 250 milionë kopje të shitura, librat e tij kanë një ritëm kinematografik dhe kapituj të shkurtër plot tension, ai ndërthur ngjarje historike, simbole fetare, sekrete arkivore dhe teori konspirative me fabul imagjinare, duke krijuar një ndjesi realizmi brenda trillimit. Përmes figurës së Robert Langdon-it, profesor i simbologjisë, Brown ndërton triller intelektualë ku dijet bëhen armë dhe çdo simbol fsheh një të vërtetë më të thellë. Librat e tij janë udhëtime mes së kaluarës dhe së ardhmes, mes arsyes dhe misterit. karakterizohen nga kodet, arti dhe teoritë e konspiracionit. Në romanet e Dan Brown-it, historia nuk është sfond – është enigmë.
Ferri
- Autori: Dan Brown
- Shtëpia botuese: Dudaj
- Përkthyesi: Taqo Trajçe
- Redaktori: Klodiana Metani
Një nga librat më të shitur të Dan Brown, ku mjeshtërisht ndërthuren historia, arti, kodet sekrete dhe simbolet. Ky roman bashkon artin klasik me ankthin modern duke ngritur pyetjen thelbësore: A është njerëzimi duke ngritur vetë ferrin e tij? Ndiqni Robert Langdonin në një arrati të rrezikshme për jetën nëpër Firence, ndërsa koha nuk pret dhe bota kërcënohet nga një makth i errët. Një lexim i pandalshëm që mban mendjen në tension. Porosit tani në Leximtari.
Përshkrimi
Një Arratisje në Labirintet e Historisë dhe Maktheve
Fytyra e pangatërrueshme e Dantes që na vështron nga kopertina është motori që lëviz këtë triller, i cili bart me të vërtetë shumëçka nga vetë Ferri. Ritmi frenetik, simbolika e ndezur dhe kompleksiteti i personazheve përfshijnë lexuesin në një veprim të rrallë për romanet e këtij zhanri. Studiuesi i simbologjisë, Robert Langdon, këtë herë nuk ndodhet përpara një sfide akademike, por përballë një rreziku vdekjeprurës. Ndonëse ai ndihet si në shtëpinë e tij mes Davidit, Piazza Signoria, kopshteve Boboli dhe Palazzo Vecchio, Firence nuk është më një konstelacion kulturor paqësor.
Makthi i tij fillon kur Langdoni zgjohet në një dhomë spitali i tronditur, i plagosur në kokë dhe pa e mbajtur mend se si ka përfunduar aty. Ai nuk kupton se kush orvatet ta vrasë dhe përse ndjekësit e tij nuk kanë ndërmend të ndalen. I hutuar, me mendjen të pushtuar nga vegime të përbindshme që të kujtojnë Vdekjen e Zezë dhe simbolet e kriptuara të Komedisë Hyjnore të Dante Aligierit, ai e gjen veten në një betejë për të mbijetuar.
Për të shpëtuar, Langdonit i duhet të përdorë njohuritë e tij për rrugicat, labirintet, korridoret e pallateve dhe kalimet sekrete të qytetit. Në këtë arrati, atij i vjen në ndihmë vetëm doktoresha Sienna Brooks, një personazh po aq misterioz sa vetë rreziku që i kanoset botës.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 600 Faqe
- Data e publikimit: 21/03/2013
- Titulli origjinal: Inferno
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.