Paullina Simons
Paullina Simons lindi në vitin 1963 në Leningrad, në Bashkimin Sovjetik (sot Shën Petërsburg, Rusi). Kur ishte dhjetë vjeçe, familja e saj emigroi në Shtetet e Bashkuara. Gjatë fëmijërisë së saj në Rusi, Paullina ëndërronte të bëhej një ditë shkrimtare. Kjo ëndërr u shty për një kohë, ndërsa ajo mësoi gjuhën angleze dhe u përshtat me tronditjen që solli një kulturë krejtësisht e re. Pas diplomimit në universitet dhe pasi punoi në profesione të ndryshme, si gazetare financiare dhe përkthyese, Paullina shkroi romanin e saj të parë, Tully. Falë rekomandimeve të lexuesve nga goja në gojë, ky libër u mirëprit nga publiku në mbarë botën. Më pas ajo vazhdoi të shkruante romane të tjerë, ndër të cilët “Fletët e kuqe”, “Njëmbëdhjetë orë”, “Kalorësi i bronztë”, “Ura e kryqit të Shenjtë” (i njohur edhe me titullin në Tatiana dhe Aleksandri), “Kopshti veror” dhe “Vajza në Times Square” (i botuar gjithashtu me titullin Lily). Shumë prej romaneve të Paullina Simons kanë hyrë në listat ndërkombëtare të bestsellerëve. Përveç romaneve, Paullina ka shkruar edhe një libër gatimi, Tatiana's Table, i cili përmbledh receta, tregime të shkurtra dhe kujtime të frymëzuara nga trilogjia e saj bestseller: “Kalorësi i bronztë”, “Tatiana dhe Aleksandri” dhe “Kopshti veror”. Shumica e vepra të Paullina Simons kanë ardhur në shqip nga shtëpia botuese “Toena” dhe këto romane i gjeni online edhe tek Leximtari.al
Gjethe te kuqe
- Autori: Paullina Simons
- Shtëpia botuese: Toena
- Përkthyesi: Platon Pulla
- Redaktori: Albina Pulla
“Gjethe të kuqe” – një roman rrëqethës që të mban në tension nga fillimi deri në fund, e vendos Paullina Simons-in në radhët e para të shkrimtarëve bashkëkohorë. Në një kampus universitar në New England, trupi i zhveshur i një studenteje të bukur gjendet i ngrirë në një grumbull dëbore. Pse nuk ishte raportuar as si e zhdukur nga miqtë e saj?
1, 800.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 800.00 L.1, 530.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 530.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Një kolegj në New England.
Një grup miqsh të ngushtë, një sekret i frikshëm.
Një stuhi dëbore, një vrasje.
Një studente e re fsheh një të kaluar të errët dhe një dashuri të madhe për të cilën ka dijeni vetëm një njeri.
Detektivi Spencer O’Malley, që e takon rastësisht, ndien një tërheqje të papërballueshme për atë studente. Kur merr përsipër të zbardhë çështjen e vrasjes, e merr me vete vorbulla e një bote të mbyllur dhe të mistershme, plot me fajësi, e cila e çon më në fund në një zbulim tronditës dhe hedh dritë mbi të kaluarën e errët dhe mbi dramën e vajzës që ka dashuruar.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 496 Faqe
- Data e publikimit: 22/11/2024
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Titulli origjinal: Red leaves
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.