Gruaja e burrit tim
- Autori: Alice Faeney
- Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
- Përkthyesi: Taulant Hatia
Autorja bestseller me mbi 1 milion kopje të shitura, e njohur si mbretëresha e kthesave të papritura, Alice Feeney, godet përsëri me romanin e saj më të ri. “Gruaja e burrit tim” vjen si një rrjetë e rrezikshme mashtrimesh, fiksimesh dhe misteresh që do t’ju mbajë në ankth deri në faqen e fundit. Përgatituni për thrillerin martesor më sfidues që keni lexuar ndonjëherë dhe hyni brenda Dylbisë—nëse guxoni—për të zbuluar një histori ku asgjë nuk është ashtu siç duket, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Një shtëpi. Një bashkëshort. Dy gra. Dikush po gënjen…
Idën Foksi është një artiste premtuese, e cila ndodhet në prag të suksesit të saj më të madh. Një mëngjes të zakonshëm, ajo niset për të bërë vrap përpara hapjes së ekspozitës së saj të parë. Por, kur kthehet në shtëpinë ku u shpërngul së fundmi—një ndërtesë e vjetër dhe magjepsëse e quajtur Dylbia, në qytezën e Hop Folls—zbulon se asgjë nuk është më siç duhet të jetë.
Çelësi i saj nuk e hap më derën. Në pragun e shtëpisë shfaqet një grua tjetër, e cila ngjan çuditërisht shumë me të. Dhe tronditja më e madhe vjen kur bashkëshorti i saj këmbëngul me vendosmëri se nuk e njeh më gruan e tij të vërtetë.
Në këtë rrjetë të ndërthurur me mjeshtëri, Alice Feeney luan me mendjen e lexuesit, duke e ftuar të zbulojë se kush është viktima dhe kush është manipuluesi. Kufijtë mes realitetit, fiksimit dhe gënjeshtrës mjegullohen faqe pas faqeje, në një rrugëtim ku çdo e vërtetë mund të përmbyset në çast.
Çfarë thonë kritikët për këtë libër:
-
“Feeney është jashtëzakonisht e zonja.” – Chris Whitaker
-
“Ky libër më la pa frymë.” – Lisa Jewell
-
“Feeney njihet për të papriturat që të lënë gojëhapur.” – New York Times
-
“Alice Feeney e përforcon emrin e mirë si mbretëresha e kthesave të papritura.” – Real Simple
-
“Një roman me kthesa vërtet vrastare.” – Entertainment Weekly
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 344 Faqe
- Data e publikimit: 06/06/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: My Husband's Wife
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.