Carlos Ruiz Zafon
Carlos Ruiz Zafón është shkrimtari më i vlerësuar bashkëkohor i letërsisë spanjolle në gjithë botën. Ka lindur në Barcelonë më 25 shtator 1964 dhe është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, më 19 qershor 2020. Zafon e filloi karrierën si shkrimtar në vitin 1993, me librin Trilogjia e mjegullës, ku përfshihen Princi i mjegullës, Pallati i mesnatës dhe Dritat e shtatorit, seri librash për të rinj. Në vitin 1998, botoi romanin Marina. Tre vite më pas, konkretisht në vitin 2001 u botua Hija e erës, që u kthye menjëherë në një rast letrar ndërkombëtar, me dhjetëra milionë kopje të shitura në gjithë botën. Ky ishte romani i parë i sagës Varreza e Librave të Harruar, që vazhdoi me romanet Loja e engjëllit, I Burgosuri i qiellit dhe Labirinti i shpirtrave, një univers letrar që e ktheu këtë sagë në fenomenin e madh të letërsisë bashkëkohore, në të pesë kontinentet. Të gjithë romanet e Carlos Ruiz Zafon janë përkthyer në shqip dhe botuar nga DITURIA. Këto libra i gjeni edhe tek Libraria Leximtari.
Hija e eres
- Autori: Carlos Ruiz Zafon
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Ardian Klosi
Hija e eres eshte nje nga romanet me te spikatura te letersise spanjolle dhe europiane, i shkruar mjeshtrisht nga Carlos Ruiz Zafon, qe eshte perkthyer ne mbi 30 gjuhe te ndryshme, duke arritur rekorde shitjesh ne te gjithe Europen. Ky liber shenon fillimin e serise Varreza e librave te harruar, sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria
Përshkrimi
Barcelonë, 1945:
Qyteti po e merr veten ngadalë, pas Luftës Civile dhe Danieli, 11-vjeçar, që vajton për humbjen e nënës, gjen ngushëllim te një libër misterioz i titulluar Hija e erës, shkruar nga Hulian Karaksi.
Një roman që e përfshin menjëherë, falë brerores së misterit që rrethon autorin. Askush nuk e njeh Karaksin. Dhe kur fillon të përndiqet nga një burrë i maskuar, që synon ta djegë librin, siç bëri vite më parë me kopjet e tjera, Danieli do të zbulojë një dramë të ndërlikuar familjare, në sfondin e sekreteve më të errëta të Barcelonës – një histori epike vrasjeje, çmendurie dhe dashurie të dënuar.
E vetmja mënyrë për të shpëtuar jetën e vet, do të jetë zgjidhja e enigmës që mbështjell figurën e romancierit misterioz dhe të njeriut, qëllimi i vetëm i të cilit është që bota të harrojë emrin dhe librin e Hulian Karaksit.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 458 Faqe
- Data e publikimit: 17/08/2006
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.