Lars Kepler

Lars Kepler është pseudonimi i çiftit bashkëshortor të vlerësuar nga kritika për romanet e tyre të zhanrit mister dhe thriller, Alexandra Coelho Ahndoril dhe Alexander Ahndoril. Seria e tyre Joona Linna, bestseller ndërkombëtar numër Një, është shitur në mbi njëzet milionë kopje dhe është përkthyer në 50 gjuhë të ndryshme të botës. Ahndorilët ishin të dy shkrimtarë të njohur përpara se të merrnin pseudonimin Lars Kepler, dhe secili prej tyre ka botuar disa romane të vlerësuara nga kritika. Emri i Lars Kepler vjen nga kombinimi i një shkrimtari si Stieg Larson dhe shkenctari gjerman si Johannes Kepler. Ata jetojnë në Stokholm, Suedi. Romanet e Lars Kepler janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe i gjeni edhe tek Leximtari.

I ringjalluri

Mjeshtri i thrillerit nordik, Lars Kepler, rikthehet me një tjetër roman drithërues që do t’ju lërë pa frymë. “I ringjalluri” sjell sërish detektivin e famshëm Jona Lina dhe Saga Bauer në një garë të rrezikshme me kohën kundër një vrasësi të pamëshirshëm, i cili po eliminon kriminelët më të rrezikshëm të Europës. Një histori tronditëse ku e kaluara refuzon të qëndrojë e varrosur, plot mister, hakmarrje dhe tension psikologjik, tashmë e disponueshme në Leximtari.

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928931344
SKU: BDI535
0

Përshkrimi

Ndonjëherë e kaluara nuk do që të qëndrojë e varrosur.

Në mbarë Europën, kriminelët më të pamëshirshëm po vdesin në mënyra makabre. Në fillim duket thjesht si një rastësi—një shenjë që lidhjet e tyre me botën e krimit më së fundi po japin pasojat e pashmangshme mbi ta. Por, kur zbulohet se dy prej viktimave kanë lidhje të drejtpërdrejtë me detektivin Jona Lina, bëhet e qartë se është fjala për një vrasës të vetëm dhe tejet të rrezikshëm. Megjithatë, policia ngurron të nisë një hetim. Nëse një ndëshkues misterioz po ua lehtëson punën duke eliminuar fundërrinat e shoqërisë, pse duhet ta pengojnë?

Jona, ndërkaq, është i bindur se ky nuk është ndonjë hero i vetëshpallur. Këto vdekje nuk janë thjesht një pastrim, por i shërbejnë një qëllimi shumë më të errët.

I dëshpëruar dhe në kërkim të ndihmës, Jona i drejtohet Saga Bauerit. Nëse parandjenja e tij është e saktë, ajo është ndër të paktët njerëz që kanë një shans real ta ndalojnë këtë mendje kriminale. Por Saga po lufton ashpër me demonët e saj të brendshëm… dhe vrasësi e di saktësisht si t’i përdorë ata në avantazhin e tij. Ai vazhdon të godasë pa u ndëshkuar dhe duket se askush nuk është më i sigurt.

Kur vrasësi nis të shënjestrojë njerëzit më të afërt të Sagës dhe Jonës, bëhet gjithnjë e më e qartë se Jona kishte të drejtë gjatë gjithë kohës… dhe se për ta zbuluar autorin, ai do të detyrohet të përballet me një fantazmë nga e kaluara—armikun më të frikshëm që ka hasur ndonjëherë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “I ringjalluri”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.