Carlos Ruiz Zafon

Carlos Ruiz Zafón është shkrimtari më i vlerësuar bashkëkohor i letërsisë spanjolle në gjithë botën. Ka lindur në Barcelonë më 25 shtator 1964 dhe është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, më 19 qershor 2020. Zafon e filloi karrierën si shkrimtar në vitin 1993, me librin Trilogjia e mjegullës, ku përfshihen Princi i mjegullës, Pallati i mesnatës dhe Dritat e shtatorit, seri librash për të rinj. Në vitin 1998, botoi romanin Marina. Tre vite më pas, konkretisht në vitin 2001 u botua Hija e erës, që u kthye menjëherë në një rast letrar ndërkombëtar, me dhjetëra milionë kopje të shitura në gjithë botën. Ky ishte romani i parë i sagës Varreza e Librave të Harruar, që vazhdoi me romanet Loja e engjëllit, I Burgosuri i qiellit dhe Labirinti i shpirtrave, një univers letrar që e ktheu këtë sagë në fenomenin e madh të letërsisë bashkëkohore, në të pesë kontinentet. Të gjithë romanet e Carlos Ruiz Zafon janë përkthyer në shqip dhe botuar nga DITURIA. Këto libra i gjeni edhe tek Libraria Leximtari.

Labirinti i shpirtrave-BDI

Labirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës Varreza e librave te harruar, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letersise dhe jetes.

1, 800.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928292346
SKU: BDI0153
0

Përshkrimi

Barcelonë, fund i viteve ‘50.

Daniel Sempere nuk është më djali që kemi njohur mes tuneleve të pafundme të Varrezës së Librave të Harruar, në kërkim të librit që do t’i ndryshonte jetën. Misteri i vdekjes së nënës së tij, Izabelës, ka hapur një humnerë dhe i ka trazuar shpirtin, një humnerë nga e cila gruaja e tij, Bea, dhe miku besnik, Fermini, po përpiqen ta shpëtojnë.

Pikërisht kur Danieli beson se është një hap larg zgjidhjes së enigmës, një komplot edhe më i errët, edhe më misterioz nga sa mund ta imagjinonte, shtrihet dhe përfshin edhe të, një komplot që zë fill në zyrat e Regjimit.

Dhe në këtë çast shfaqet Alisia Grisi, një shpirt i dalë nga hijet e luftës, që do ta çojë Danielin në zemrën e errësirës për të zbuluar historinë e fshehtë të familjes, edhe pse çmimi për t’u paguar do të jetë shumë i lartë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Labirinti i shpirtrave-BDI”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.