Rebecca Yarros

Rebecca Yarros është një nga autoret më të suksesshme bashkëkohore amerikane dhe një nga emrat më të njohur të zhanrit të ri të quajtur Romanco-fantazi (fantazi me elemente romance). Ajo është autore #1 në listën e The New York Times, USA Today dhe The Wall Street Journal, me mbi njëzet romane të botuara. Fama e saj u rrit në mbarë botën me serinë Empyrean, ku bëjnë pjesë bestseller-at Fourth Wing, Iron Flame dhe Onyx Storm, të cilët kanë fituar miliona lexues dhe janë shndërruar në një fenomen global. Këto romane Përveç romaneve fantastike, Rebecca Yarros ka shkruar edhe romane bashkëkohore me tematika familjare, dashurie dhe sfidash personale. Veprat e saj dallohen për ritmin e shpejtë, personazhet e ndërtuar me kujdes dhe emocionet e forta që krijojnë te lexuesi. Ajo jeton në Colorado me familjen e saj dhe është bashkëthemeluese e organizatës jofitimprurëse “One October”, e cila mbështet fëmijët në sistemin e kujdestarisë familjare. Librat e Rebecca Yarros kanë ardhur në shqip nga Bota Shqiptare dhe i gjeni tek Leximtari.

Letra e fundit – Rebecca Yarros

Rebecca Yarros vjen me nje tjeter liber ne shqip nga Bota Shqiptare. E njohur per serine Iron Flame, tashme me nje roman te ri, – Letra e fundit, i cili do te beje per vete lexuesin shqiptar

1, 400.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928007988
SKU: BOSH0895
0

Përshkrimi

Të dy në kërkim të një miku të cilit donin t’i hapnin zemrën, Ela dhe Kaosi nuk njiheshin, por u bënë miq të penës.

Ai, pa familje, i dërguar me mision në front, ajo njëzetekatërvjeçare, nënë single e dy binjakëve, s’do ta përfytyronin kurrë që mes tyre do të lindte një afeksion i thellë, dhe ndoshta diçka më shumë.

Por, jeta e vuri Elën para një sprove të vështirë, e mbetur tashmë jetime, dhe kur letrat e Kaosit rreshtën së mbërrituri iu mbush mendja që vërtetë kishte mbetur fillikat në botë.

Por Beketi, alias Kaos, edhe pse nuk e njihte personalisht, shumë shpejt vuri re qe ishte dashuruar me gruan së cilës i shkruante prej muajsh, që ishte motra e mikut të tij më të mire.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Letra e fundit – Rebecca Yarros”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.