Carlos Ruiz Zafon

Carlos Ruiz Zafón është shkrimtari më i vlerësuar bashkëkohor i letërsisë spanjolle në gjithë botën. Ka lindur në Barcelonë më 25 shtator 1964 dhe është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, më 19 qershor 2020. Zafon e filloi karrierën si shkrimtar në vitin 1993, me librin Trilogjia e mjegullës, ku përfshihen Princi i mjegullës, Pallati i mesnatës dhe Dritat e shtatorit, seri librash për të rinj. Në vitin 1998, botoi romanin Marina. Tre vite më pas, konkretisht në vitin 2001 u botua Hija e erës, që u kthye menjëherë në një rast letrar ndërkombëtar, me dhjetëra milionë kopje të shitura në gjithë botën. Ky ishte romani i parë i sagës Varreza e Librave të Harruar, që vazhdoi me romanet Loja e engjëllit, I Burgosuri i qiellit dhe Labirinti i shpirtrave, një univers letrar që e ktheu këtë sagë në fenomenin e madh të letërsisë bashkëkohore, në të pesë kontinentet. Të gjithë romanet e Carlos Ruiz Zafon janë përkthyer në shqip dhe botuar nga DITURIA. Këto libra i gjeni edhe tek Libraria Leximtari.

Loja e engjellit

Me një stil shkëlqimtar dhe një mjeshtëri të veçantë rrëfimi, Zafóni kthehet të na udhëheqë nëpër misteret e Varrezës së Librave të Harruar, duke na dhuruar një histori ku cilën pasioni i pafund për librat, fuqia e dashurisë dhe forca e miqësisë gërshetohen edhe një herë në një bashkekzistencë të papërballueshme. Loja e engjellit eshte libri qe pason romanin Hija e eres, shkruar mjeshtrisht nga Carlos Ruiz Zafon dhe botuar nga Dituria.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789994346714
SKU: BDI0266
0

Përshkrimi

Në Barcelonën e muzgët të viteve ‘20, djaloshi i varfër David Martin ushqen një ëndërr sa të vjetër aq edhe universale: të bëhet shkrimtar.

Kur fati befas i ofron rastin për të botuar një rrëfim të vetin, duket sikur më në fund suksesi i buzëqesh.

Mirëpo pikërisht nga ky çast, jeta nis t’i nxjerrë pikëpyetje pa përgjigje, duke e ekspozuar si kurrë më parë në rreziqe të paparashikueshme dhe pasione të mëdha, krime të urryera dhe ndjenja të trazuara përgjatë rrugëve të një Barcelone herë të njohur e më shpesh të panjohur dhe shqetësuese, nga qoshet e së cilës përgjojnë vende dhe personazhe, që lexuesit e Hijes së erës kanë mësuar tashmë t’i duan.

Kur Davidi vendos më në fund të pranojë propozimin e një botuesi të mistershëm – të shkruajë një vepër madhështore dhe revolucionare, e destinuar të ndryshojë fatet e njerëzimit – nuk e kupton menjëherë se pas realizimit të një vepre të tillë nuk do ta presin vetëm nderi dhe lavdia…

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Loja e engjellit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.