Colleen Hoover

Colleen Hoover lindi më 11 dhjetor 1979 në Sulphur Springs, Texas) është autore amerikane që ka fituar zemrat e lexuesve me romanet e saj romantike dhe “young adult”. Hoover u rrit në Saltillo, Texas, dhe përfundoi shkollën e mesme aty në vitin 1998. Pas kësaj studioi “punonjese sociale” në Texas A&M University. Përpara se të bëhej shkrimtare profesioniste, Colleen punoi si punonjëse sociale dhe mësuese. Karriera e saj nisi seriozisht në 2012 kur ajo botoi vetë librin e saj të parë, Slammed. Libri u prit mirë dhe më pas u ribotua nga një shtëpi botuese e madhe. Pas suksesit, Hoover la punën dhe u përkushtua plotësisht shkrimtarisë. Librat e saj shpesh përqendrohen te marrëdhëniet njerëzore, emocionet e forta, trauma dhe temat që nuk janë gjithmonë “të lehta” – por që afrojnë lexuesin. “Në vitin 2016, “Mbaron me ne” u bë një nga veprat më të njohura të saj – një roman që përballet me dhunë në marrëdhënie dhe sfidat emocionale.” Derisa shumë prej librave të saj u publikuan fillimisht si vetëbotime, ata u bënë best-seller-e ndërkombëtare – dhe Hoover ka shitur më shumë se 20 milionë kopje deri më tani. Stili i saj përbën kombinim të ngjarjeve plot tension emocional, personazhe të ndërlikuar dhe rrallë shmang ato momente ku letërsia provokon reflektim. Colleen Hoover është njohur edhe për ndikimin e saj në mediat sociale – veçanërisht komunitetit #BookTok – që ka rritur shumë popullaritetin dhe shitjet e librave të saj. Përveç romanit Mbaron me ne, ajo ka botuar edhe shumë libra të tjerë që preferohen nga lexuesit për përjetimet emocionuese dhe për atë mënyrë që Hoover përdor për të trajtuar çështje të dhimbshme si dhuna, humbjet dhe shpresa. Libri i pare i saj ne shqip eshte Ska shprese, botuar nga Morava por thuajse te gjitha romanet e kesaj autoreje jane botuar nga Living dhe i gjeni edhe tek Leximtari.

Loje e rrezikshme

Libri më i fundit i autores fenomenale Colleen Hoover, i botuar vetëm pak muaj më parë në mbarë botën (“Woman Down”), vjen ekskluzivisht në shqip! “Lojë e rrezikshme” është një thriller magjepsës dhe drithërues, në të cilin një shkrimtare e dëshpëruar kërkon muzën në një vend të largët e të izoluar. Por ajo çka gjen atje sfidon çdo pritshmëri… dhe vetë realitetin. Zbuloni këtë bestseller absolut, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928837431
SKU: BLV0412
0

Përshkrimi

Kur muza kthehet në një obsesion të rrezikshëm…

Dikur, pena e saj i bënte librat të zjarrtë dhe e mbante në majat e suksesit. Por një reagim negativ viral për filmin e përshtatur mbi romanin e saj të fundit, e detyron autoren Petra Rozin të bëjë një pauzë. Kjo sjell vonesë në përmbushjen e afateve të tjera botuese dhe vështirësi në shlyerjen e kredisë. E cilësuar papritur nga publiku si një “oportuniste e etur për mashtrim dhe famë”, ajo mëson në mënyrën më të vështirë se ç’ndodh kur të kthehet kundër i gjithë interneti.

Me romanin e radhës në pritje dhe kursimet pothuajse në përfundim, ajo tërhiqet në një shtëpizë të izoluar buzë liqenit, me shpresë se do të gjejë sërish frymëzim. Kjo është përpjekja e fundit e Petrës për të shpëtuar karrierën dhe veten. Pastaj, shfaqet ai.

Detektivi Nataniel Seinti mbërrin me lajme shqetësuese, por prania e tij ndez tek ajo dellin krijues që mendonte se ishte fashitur përgjithmonë. Pak nga pak, personazhi i saj imagjinar fillon të marrë formën e oficerit të policisë, i cili po bëhet muza e saj. Takimet e tyre “në kuadër të librit” turbullojnë rrezikshëm kufijtë midis fantazisë dhe realitetit. Çdo shikim dhe prekje e tërheq Petrën më thellë në një botë ku mendonte se nuk do të humbiste ndonjëherë.

Mirëpo frymëzimi i fuqishëm vjen me një çmim të lartë. Kur Seinti fillon ta marrë shumë seriozisht rolin e tij në karrierën e saj, Petra përballet me kaosin që krijoi vetë. Vetëm se kjo mund t’i kushtojë shumë më shumë sesa reputacionin që është përpjekur të shpëtojë. Atë që bota krijoi për të e që vetëm ajo mund ta rifitojë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Loje e rrezikshme”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.