Eva Caca

Eva Caca, e lindur në Tepelenë, më 1 shtator 1977. U rrit mes mungesave, dhimbjes dhe forcës së një nëne të pathyeshme. Pa baba, por me shume endrra, ajo mësoi herët se fati nuk të pyet, por mund ta sfidosh. Jeta e saj ka qenë një udhëtim i mbushur me sprova, me braktisje dhe beteja personale, që e çuan deri në burgjet e Greqisë, për faj qe nuk ishte i saj. Atje, mes mureve të ftohta, gjeti forcen dhe vijoji të shkruante. Ishte dhunti e saj që ne moshë të re, por atje i dha kuptim historisë së saj. I dha zë shpirtit te historisë së Besmirës, qe e tronditi. Sot Eva eshtë një zë që flet për ringritjen, për guximin për të mos u dorëzuar kurrë. ANATOMIA E NJË VRASËSEJE është fryt i ditëve të ferrit dhe shpëtimit.

Makth – Eva Caca

Pasi arriti sukses absolut me bestsellerin “Anatomia e një vrasëseje”, me mbi 2600 kopje të shitura, Eva Caca vjen para lexuesit me romanin e dytë, të titulluar Makth, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Mediaprint. Humnera dhe ngritja e një gruaje të fortë, janë bosht i një historie që do t’ju trondisë, ashtu siç di të rrëfejë autorja, duke të mbajtur të mbërthyer deri në faqen e fundit.

Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Mund të kihet me paraporositje

9789928089465
SKU: BEC0010
0

Përshkrimi

Mes dritave të Vitit të Ri në atë aeroport jeta e Evës ndahet më dysh. Nën prangat e ftohta që i vendosin, lë pas djalin e saj 8-vjeçar, drithërimat e të cilit i ndjen thellë në shpirt.

Befas e shikon veten përpara një porte hekuri dhe disa gërsheta telash me gjemba.

Ajo përballet me një dosje të mbyllur në emrin e saj.

Një akuze, një dënim, një vendim: një brune me makinë gri.

Një histori që nuk përputhet me të vërtetën e saj.

Çfarë fshihet brenda asaj dosjeje?

Kush e çoi Evën prapa hekurave?

Çfarë ndodh dhe përjeton ajo pas tyre?

Sa duhet të humbasësh nga vetja për të rifituar lirinë?

Çfarë do të thotë për një grua, për një nënë që t’ia  rrëmbejnë sigurinë, lirinë dhe dinjitetin?

Jeta dhe identiteti i saj nëpërkëmben. Fati, drejtësia dhe të tjerët luajnë me këtë identitet si në ruletë.

Përshkrimet rrëqethëse, por edhe shkëndija e shpresës do ta shoqërojnë lexuesin deri në faqen e fundit të librit.

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Makth – Eva Caca”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori