Dan Brown
Dan Brown lindur më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire, SHBA. Rritur në një mjedis ku matematika dhe muzika kishtare frymëzuar nga prindërit ndikuan në interesin e tij për shkencën dhe fenë. Në 1991 ai u transferua në Hollywood, California, ku vazhdoi karrierën e tij si pianist ndërsa punonte si mësues i anglishtes dhe spanjishtes. Ishte rreth kësaj kohe që takoi gruan e tij të ardhshme, Blythe Newlon, pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se Brown. Gjatë gjysmës së parë të viteve 90, Brown vazhdoi të regjistronte këngë dhe albume, duke përfshirë edhe një nën emrin Angels & demons. Ai po ashtu është njohës shumë i mirë i historisë dhe kulturës evropiane. Sidoqoftë, prirja e Broën për letërsinë do të mbërrinte në verën e vitit 1993 gjatë qëndrimit të tij në një plazh të Tahitit. Aty do ta zbulonte romanin “Komploti i Doomsday” të Sidney Sheldon, leximi që frymëzoi shkrimtarin e ardhshëm të rishikojë karrierën e tij duke filluar të punojë për romanin e tij të parë, “Kalaja dixhitale”, një thriller teknologjik që u rrah nga kritikët, por që përfundoi me një sukses të njohur tregtar. Ky libër i parë u ndoq nga “Engjëjt dhe Demonët” në vitin 2000, i cili pati edhe më shumë sukses pas botimit të “Kodi i Da Vincit”. Me mbi 250 milionë kopje të shitura, librat e tij kanë një ritëm kinematografik dhe kapituj të shkurtër plot tension, ai ndërthur ngjarje historike, simbole fetare, sekrete arkivore dhe teori konspirative me fabul imagjinare, duke krijuar një ndjesi realizmi brenda trillimit. Përmes figurës së Robert Langdon-it, profesor i simbologjisë, Brown ndërton triller intelektualë ku dijet bëhen armë dhe çdo simbol fsheh një të vërtetë më të thellë. Librat e tij janë udhëtime mes së kaluarës dhe së ardhmes, mes arsyes dhe misterit. karakterizohen nga kodet, arti dhe teoritë e konspiracionit. Në romanet e Dan Brown-it, historia nuk është sfond – është enigmë.
Mashtrimi I madh-Dudaj
- Autori: Dan Brown
- Shtëpia botuese: Dudaj
- Përkthyesi: Taqo Trajçe
Nga autori i librit “Kodi i Da Vinçit”, bestseller i New York Times-it, vjen një tjetër roman shpërthyes e modern, që e shpie lexuesin nga thellësitë e acarta të Oqeanit Arktik deri në majat e frikshme të pushtetit në Uashington.
Përshkrimi
Kur një satelit i ri i NASA-s dallon shenja të një objekti të rrallë e të mahnitshëm, të groposur thellë në akullin e Arktikut, agjencia e hapësirës shpall një fitore të shumëdëshiruar… një fitore që ka pasoja të thella për politikën hapësinore të Shteteve të Bashkuara dhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Presidenti, që kërkon të qëndrojë edhe për një mandat tjetër në Zyrën Ovale, dërgon analisten e zbulimit të Shtëpisë së Bardhë, Reiçëll Sekston, në akullnajën Milne për të verifikuar vërtetësinë e zbulimit. E shoqëruar nga një grup ekspertësh, mes të cilëve dhe shkencëtari karizmatik Majkëll Tolland, Reiçëlli zbulon diçka të papërfytyrueshme: dëshmi të një mashtrimi shkencor… një mashtrim i guximshëm që mund ta zhysë botën në polemikë. Por, përpara se Reiçelli të lidhet me Presidentin, ajo dhe Tollandi sulmohen nga një skuadër vrasësish të tmerrshëm, që komandohen nga një person misterioz me shumë pushtet, i cili nuk ndalet përpara asgjëje për të fshehur të vërtetën. Duke rendur për të shpëtuar jetën e tyre në një mjedis sa të shkretë aq edhe vdekjeprurës, shpresa e tyre e vetme për të mbijetuar është të gjejnë se kush qëndron prapa kësaj dredhie mjeshtërore. E vërteta, do të mësojnë ata, është mashtrimi më tronditës.
Në librin “Mashtrimi i madh” autori Dan Brown e mbart lexuesin nga Zyra ultrasekrete Kombëtare e Zbulimit në akullnajat vigane të Rrethit Arktik dhe e kthen përsëri në sallonet e pushtetit brenda Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. I përshëndetur nga kritika për një pleksje mjeshtërore të shkencës, historisë e politikës në librat e tij “Engjëj e Djaj” dhe “Kodi i Da Vinçit”, Brown ka shkruar një roman në të cilin asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku prapa çdo qosheje gjendet një befasi trullosëse. “Mashtrimi i madh” është një roman mbi të gjitha emocionues.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 560 Faqe
- Data e publikimit: 10/03/2006
- Mosha e leximit: mbi 16 vjec
- Titulli origjinal: Deception point
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.