Freida McFadden

Autorja bestseller e thrillerit ne shume media dhe platforma globale te librit, si New York Times, Amazon Charts, USA Today, Washington Post, Wall Street Journal, Sunday Times dhe Publisher’s Weekly, Freida McFadden është një mjeke që ka shkruar disa trillerë psikologjikë dhe romane humoristike me temë mjekësore, të cilët janë bërë shumë të suksesshëm. Veprat e Freidës janë përzgjedhur ndër librat më të mirë të vitit nga redaktorët e Amazon-it; ajo është fituese e çmimit International Thriller Writers Award për romanin më të mirë në format paperback, si dhe fituese e Goodreads Choice Award. Romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 45 gjuhë. Freida eshte e njohur per serine Housemaid (Sherbetorja) e cila ka ardhur edhe ne gjuhen shqipe permes entit botues Bota Shqiptare. Freida jeton me familjen dhe macen e saj në një shtëpi trekatëshe, shumëvjeçare, me pamje nga deti — një shtëpi me shkallë që kërcasin dhe rënkojnë në çdo hap, ku askush s’do të të dëgjonte nëse do të bërtisje. Përveç nëse bërtet shumë fort, ndoshta. Te gjithe librat e Freida McFadden i gjeni tek platforma Leximtari.al

Mesuesja

Nga autorja bestseller e “New York Times”, Freida McFadden, vjen një histori e sekreteve plot kthesa të papritura dhe hakmarrjes së shumëpritur. Mësuesja është romani më i fundit që Bota Shqiptare sjell nga autorja e thrillerit më të kërkuar të momentit, me përkthimin e Taulant Hatisë.

1, 400.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928006639
SKU: BOSH0012
0

Përshkrimi

Mësimi numër 1: Mos i beso askujt!

Eva bën jetë të mirë. Ngrihet çdo mëngjes, merr një puthje nga bashkëshorti, Nejti, dhe niset për të dhënë mësim, lëndën e matematikës në shkollën e mesme lokale. Gjithçka duket më së miri. Përveçse…

Vitin e kaluar, shkolla e mesme “Kejsham” u trondit nga skandali mes një nxënëseje dhe një mësuesi. Në qendër të ciklonit u vendos Adi, një nxënëse e ndrojtur dhe e mbyllur në vetvete. Por Eva e dinte se, pas këtyre thashethemeve të shëmtuara kishte diçka më tepër nga sa dukej.

Adit nuk mund t’i zihet besë. Ajo gënjente. Lëndonte njerëz. Shkatërronte jetë. Të paktën, kështu thoshin të gjithë.

Por askush nuk e njihte Adin e vërtetë. Askush nuk i dinte të fshehtat që mund ta shkatërronin. Kurse Adi qe gati të bënte gjithçka që këto të fshehta të mos dilnin.

REVIEWS

“I shkëlqyer… ‘Mësuesja’ të mban mbërthyer.”

— Publishers Weekly

“Të fshehtat gjenden kudo në këtë triller të shkëlqyeshëm që lëviz si ndonjë tren ekspres japonez, duke ofruar shumë të papritura gjatë rrugës.”

— First Clue

“Kjo histori e re dhe e shkëlqyer nga McFadden… me kthesat më të befasishme që përmban, do t’i emocionojë aq shumë lexuesit sa nuk kanë për ta lëshuar nga dora këtë libër të mrekullueshëm. ‘Mësuesja’ të mban mbërthyer.”

— Publishers Weekly

“E treguar nga këndvështrimet e Evës dhe Adit, kjo histori e mahnitshme nga McFadden (autorja e serisë ‘Shërbëtorja’) merr një kthesë tepër të papritur e të rrëfyer shkëlqyeshëm në fund. Është një libër i domosdoshëm për adhuruesit e trillerëve psikologjikë.”

— Library Journal

“McFadden grumbullon dhe shtjellon sekretet dhe gënjeshtrat, duke nxjerrë ngadalë të vërtetën deri në përfundimin shpërthyes dhe, më pas, kur të jetë shpërndarë pluhuri, zbulon një tjetër bombë që ndryshon gjithçka.”

— Booklist

“‘Mësuesja’ është një triller psikologjik plot parandjenja dhe kthesa të ekzekutuara me zgjuarsi, i krijuar për t’i mbajtur në tension lexuesit po aq sa edhe vetë personazhet, nga fillimi deri në fund. Autorja Freida McFadden e ka përmirësuar mjeshtërinë e saj rrëfyese duke përsosur veçanërisht kthesat e minutës së fundit. Në këtë aspekt, ‘Mësuesja’ është ajka e trillerëve psikologjikë – një kryevepër iluzionesh me karaktere po aq të pabesueshme sa edhe skandaloze.”

— Mistery and Suspense Magazine

 

Ng Freida McFadden gjeni edhe serinë “SHËRBËTORJA”

Shërbëtorja

E fshehta e shërbëtores

Shërbëtorja po vëzhgon

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mesuesja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.