Shiko pjesërisht
Fatos Kongoli

Fatos Kongoli është një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë bashkëkohore shqipe. U lind më 12 janar 1944 në Elbasan. Studio për matematikë pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku u diplomua në vitin 1967. Punoi për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuara nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi, Britani e Madhe, Spanjë, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha europiane, si: Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, The Guardian, The Indipendent, El Publico etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor “Për librin më të mirë në prozë” dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit “Velia” (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika” (2002). Gjithashtu, është fitues i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për 2006-n, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. Është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Vepra e tij është hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Toena dhe gjendet edhe tek libraria Leximtari.

Misteri i mjellmes

Shkrimtari i mirënjohur Fatos Kongoli vjen me një roman të ri për të gjithë të pasionuarit pas rrëfimit të tij, kësaj radhe duke eksploruar zhanrin e misterit. Përmes kësaj vepre, autori hedh sërish një vështrim kritik mbi “karikaturën” e demokracisë në vendin tonë. Mungesa e drejtësisë, zhdukja e fakteve dhe jetët paralele të shtetarëve që nuk mbajnë përgjegjësi, ndërthuren mjeshtërisht në faqet e këtij libri. Një thriller psikologjik dhe shoqëror që nuk duhet humbur, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

900.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928348807
SKU: TOE0028
0

Përshkrimi

Një dedektiv në kërkim të së vërtetës mes korrupsionit dhe një hijeje enigmatike

Nevil Bardhi, protagonisti i këtij romani të ri të Kongolit, është një inspektor në Drejtorinë e Përgjithshme të Krimeve të Rënda (DPKR). Megjithëse punon në mesin e krimeve reale, ëndrra e tij e madhe mbetet ajo e gjimnazit: të bëhet një dedektiv privat si idhulli i tij legjendar, Hercule Poirot. Rutina e tij trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e pagëzon me emrin Mjellma, i dërgon një zarf me fakte tronditëse.

Kështu nis një marrëdhënie e çuditshme dhe e rrezikshme midis inspektorit dhe Mjellmës—një qenie sa reale, aq edhe virtuale. Kush është ajo dhe çfarë synimesh ndjek duke i vënë në dispozicion dokumente konfidenciale që mund të shkaktojnë “tërmete” në sferat më të larta të pushtetit? Në kërkim të zbulimit të identitetit të saj, Nevil Bardhi në të vërtetë arrin të zbulojë vetveten në një realitet të zhytur në korrupsion, ku krimi i organizuar dikton ligjin.

I tunduar nga joshja e Mjellmës, por i përpirë nga dashuria për Gentën, Nevili gjendet para një sfide morale. Siç e paralajmëron vetë Mjellma në letrat e saj: “Është koha të shpëtoni shpirtin tuaj, ndryshe mund të jetë vonë. Ju jeni vënë në shërbim të Mafies pa e kuptuar. Përpiquni t’i ngjani sadopak idhullit tuaj Hercule Poirot.” “Misteri i mjellmes” është një radiografi e dhimbshme e shoqërisë shqiptare, ku e vërteta është gjithmonë e rrethuar nga mjegulla.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Misteri i mjellmes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.