Dan Brown

Dan Brown lindur më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire, SHBA. Rritur në një mjedis ku matematika dhe muzika kishtare frymëzuar nga prindërit  ndikuan në interesin e tij për shkencën dhe fenë. Në 1991 ai u transferua në Hollywood, California, ku vazhdoi karrierën e tij si pianist ndërsa punonte si mësues i anglishtes dhe spanjishtes. Ishte rreth kësaj kohe që takoi gruan e tij të ardhshme, Blythe Newlon, pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se Brown. Gjatë gjysmës së parë të viteve 90, Brown vazhdoi të regjistronte këngë dhe albume, duke përfshirë edhe një nën emrin Angels & demons. Ai po ashtu është njohës shumë i mirë i historisë dhe kulturës evropiane. Sidoqoftë, prirja e Broën për letërsinë do të mbërrinte në verën e vitit 1993 gjatë qëndrimit të tij në një plazh të Tahitit. Aty do ta zbulonte romanin “Komploti i Doomsday” të Sidney Sheldon, leximi që frymëzoi shkrimtarin e ardhshëm të rishikojë karrierën e tij duke filluar të punojë për romanin e tij të parë, “Kalaja dixhitale”, një thriller teknologjik që u rrah nga kritikët, por që përfundoi me një sukses të njohur tregtar. Ky libër i parë u ndoq nga “Engjëjt dhe Demonët” në vitin 2000, i cili pati edhe më shumë sukses pas botimit të “Kodi i Da Vincit”. Me mbi 250 milionë kopje të shitura, librat e tij kanë një ritëm kinematografik dhe kapituj të shkurtër plot tension, ai ndërthur ngjarje historike, simbole fetare, sekrete arkivore dhe teori konspirative me fabul imagjinare, duke krijuar një ndjesi realizmi brenda trillimit. Përmes figurës së Robert Langdon-it, profesor i simbologjisë, Brown ndërton triller  intelektualë ku dijet bëhen armë dhe çdo simbol fsheh një të vërtetë më të thellë. Librat e tij janë udhëtime mes së kaluarës dhe së ardhmes, mes arsyes dhe misterit. karakterizohen nga kodet, arti dhe teoritë e konspiracionit. Në romanet e Dan Brown-it, historia nuk është sfond – është enigmë.  

Origjina

Kushdo të jeni, çfarëdo të besoni, gjithçka është gati të ndryshojë. Po sikur përgjigjja për Zotin të vinte nga një kompjuter? Po sikur shkenca të guxonte të japë atë që feja ka ruajtur me xhelozi për shekuj me radhë? Ky nuk është vetëm një triller intelektual që ju mban mbërthyer nga faqja e parë; është një reflektim i thellë dhe tronditës mbi epokën tonë, të ardhmen e njerëzimit dhe sekretet që na rrethojnë. Bëhuni gati për një aventurë të re plot të papritura të papara. Gjejeni ekskluzivisht në Leximtari.

Çmimi origjinal qe: 1, 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 360.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789994305353
SKU: BD0264
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Një Zbulim që do të Tronditë Themelet e Njerëzimit

Profesor Robert Langdoni rikthehet në “Origjina”, një aventurë që rrezikon të rrëzojë gjithçka që besojmë. Gjithçka nis në muzeun ultramodern Gugenhajm të Bilbaos. Atje, Langdoni, profesor i simbologjisë dhe ikonologjisë në Harvard, është i pranishëm për atë që premtohet të jetë zbulimi që “do të ndryshojë përgjithmonë fytyrën e shkencës”. Edmond Kirsh, një miliarder, futurist dhe ish-student i Langdonit, është gati t’u japë përgjigje dy pyetjeve më fundamentale të ekzistencës njerëzore.

Prezantimi magjepsës dhe thellësisht provokues kthehet papritur në një kaos të dhunshëm. Zbulimi i Kirshit rrezikon të zhduket përgjithmonë. Tani, Langdoni, së bashku me Ambra Vidalin, drejtoreshën elegante të muzeut, duhet të arratiset nga Bilbao. Të dy nisin një garë të rrezikshme me kohën drejt Barcelonës, duke ndjekur fjalëkalimin kriptik që mbron të vërtetën befasuese.

Në këtë udhëtim mes artit modern, simboleve enigmatike dhe historisë së errët, ata përballen me një armik të padukshëm që duket se mbrohet nga Pallati Mbretëror i Spanjës. “Origjina” vlerësohet si një nga veprat më novatore dhe zbavitëse të Dan Brown, një rrugëtim shpërthyes drejt të vërtetave që njerëzimi ende nuk ka arritur t’i rrokë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Origjina”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori