Freida McFadden
Autorja bestseller e thrillerit ne shume media dhe platforma globale te librit, si New York Times, Amazon Charts, USA Today, Washington Post, Wall Street Journal, Sunday Times dhe Publisher’s Weekly, Freida McFadden është një mjeke që ka shkruar disa trillerë psikologjikë dhe romane humoristike me temë mjekësore, të cilët janë bërë shumë të suksesshëm. Veprat e Freidës janë përzgjedhur ndër librat më të mirë të vitit nga redaktorët e Amazon-it; ajo është fituese e çmimit International Thriller Writers Award për romanin më të mirë në format paperback, si dhe fituese e Goodreads Choice Award. Romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 45 gjuhë. Freida eshte e njohur per serine Housemaid (Sherbetorja) e cila ka ardhur edhe ne gjuhen shqipe permes entit botues Bota Shqiptare. Freida jeton me familjen dhe macen e saj në një shtëpi trekatëshe, shumëvjeçare, me pamje nga deti — një shtëpi me shkallë që kërcasin dhe rënkojnë në çdo hap, ku askush s’do të të dëgjonte nëse do të bërtisje. Përveç nëse bërtet shumë fort, ndoshta. Te gjithe librat e Freida McFadden i gjeni tek platforma Leximtari.al
Qiramarresja
- Autori: Freida McFadden
- Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
- Përkthyesi: Taulant Hatia
Mbretëresha e kthesave psikologjike dhe autorja bestseller nr. 1 e serisë fenomen “Shërbëtorja”, Freida McFadden, godet sërish me një triller të ri tronditës. Një histori e fuqishme dhe magjepsëse mbi hakmarrjen, privilegjin dhe sekretet e errëta që kthehen në helm brenda mureve të shtëpisë. A mund t’i besoni vërtet atij që fusni në shtëpi për të jetuar me ju? Zbuloni këtë makth të vërtetë që do t’ju mbajë zgjuar tërë natën, ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Kur shtëpia e ëndrrave kthehet në një kurth vdekjeprurës
Nuk ka vend si shtëpia… derisa ajo kthehet në një makth të vërtetë. Në trillerin e jashtëzakonshëm “Qiramarresja”, jeta e përsosur e Blejk Porterit shembet papritur. Pasi shkarkohet nga puna si zëvendëspresident marketingu dhe zhytet në rrënim financiar, ai e ka të pamundur të shlyejë kredinë e shtëpisë së re ku jeton me të fejuarën. Dëshpërimi e shtyn drejt një zgjidhjeje që duket perfekte: lëshimi i një dhome me qira.
Dhe pikërisht atëherë shfaqet Uitni — e bukur, e hijshme dhe e sjellshme. Por pamja e jashtme gënjen. Shumë shpejt, fqinjët fillojnë ta trajtojnë ndryshe Blejkun. Një erë kalbëzimi përhapet nëpër shtëpi pavarësisht pastrimit, dhe zhurma të çuditshme e zgjojnë në mes të natës. Blejku fillon të dyshojë se kjo e ftuar e re njeh të fshehtën e tij më të errët. Kur ai e kupton se rreziku fshihet nën çatinë e tij, kurthi tashmë është mbyllur.
Për këtë histori të tensionuar, ku autorja sjell risinë e një narratori mashkull, mjeshtrit e zhanrit nuk i kanë kursyer elozhet:
“Aq tërheqës, sa duhet të shoqërohet me një paralajmërim.” — Alice Feeney
“Mbretëresha e kthesave godet sërish!” — Riley Sager
“Qiramarresja më mbajti peng: një libër i freskët, i errët dhe njëkohësisht i hidhur e i mprehtë. Një personazh kryesor i shkëlqyer, që e doja dhe e urreja në të njëjtën kohë.” — Lisa Jewell
“Perspektiva e Blejkut është magjepsëse dhe të bën të pyesësh se si kthehet në makthin më të madh një jetë e përsosur. Plot befasi në çdo kthesë…” — Shelf Awareness
Për çdo lexues që kërkon një libër me doza të larta suspensi dhe kthesa që të lënë pa frymë, ky botim është zgjedhja ideale. Porositni kopjen tuaj sot.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 360 Faqe
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Titulli origjinal: The tenant
- Vendi i botimit: Tirane

kledibukaci986 –
-
-