Dan Brown

Dan Brown lindur më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire, SHBA. Rritur në një mjedis ku matematika dhe muzika kishtare frymëzuar nga prindërit  ndikuan në interesin e tij për shkencën dhe fenë. Në 1991 ai u transferua në Hollywood, California, ku vazhdoi karrierën e tij si pianist ndërsa punonte si mësues i anglishtes dhe spanjishtes. Ishte rreth kësaj kohe që takoi gruan e tij të ardhshme, Blythe Newlon, pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se Brown. Gjatë gjysmës së parë të viteve 90, Brown vazhdoi të regjistronte këngë dhe albume, duke përfshirë edhe një nën emrin Angels & demons. Ai po ashtu është njohës shumë i mirë i historisë dhe kulturës evropiane. Sidoqoftë, prirja e Broën për letërsinë do të mbërrinte në verën e vitit 1993 gjatë qëndrimit të tij në një plazh të Tahitit. Aty do ta zbulonte romanin “Komploti i Doomsday” të Sidney Sheldon, leximi që frymëzoi shkrimtarin e ardhshëm të rishikojë karrierën e tij duke filluar të punojë për romanin e tij të parë, “Kalaja dixhitale”, një thriller teknologjik që u rrah nga kritikët, por që përfundoi me një sukses të njohur tregtar. Ky libër i parë u ndoq nga “Engjëjt dhe Demonët” në vitin 2000, i cili pati edhe më shumë sukses pas botimit të “Kodi i Da Vincit”. Me mbi 250 milionë kopje të shitura, librat e tij kanë një ritëm kinematografik dhe kapituj të shkurtër plot tension, ai ndërthur ngjarje historike, simbole fetare, sekrete arkivore dhe teori konspirative me fabul imagjinare, duke krijuar një ndjesi realizmi brenda trillimit. Përmes figurës së Robert Langdon-it, profesor i simbologjisë, Brown ndërton triller  intelektualë ku dijet bëhen armë dhe çdo simbol fsheh një të vërtetë më të thellë. Librat e tij janë udhëtime mes së kaluarës dhe së ardhmes, mes arsyes dhe misterit. karakterizohen nga kodet, arti dhe teoritë e konspiracionit. Në romanet e Dan Brown-it, historia nuk është sfond – është enigmë.  

Sekreti i fundit – Dan Brown

Shkrimtari numër një i trillerëve në botë, Dan Brown, rikthehet me një tjetër aventurë marramendëse të profesorit Robert Langdon. Një kryevepër dinamike, plot të papritura dhe thellësisht provokuese, që rrezikon të përmbysë shekuj të tërë besimesh. I sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dudaj, ky botim është më i kërkuari i momentit kudo në botë.

Siguroni kopjen tuaj nga Leximtari para se të shterojnë rezervat.

0 ditë 00 orë 00 min 00 sc

Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

97899946333991
SKU: BD0899
0

Përshkrimi

Botimet Dudaj , Triller dhe Mister.

Kur shkenca futuriste përplaset me mitologjinë e lashtë

Në romanin e shumëpritur “Sekreti i fundit”, profesori i njohur i simbologjisë, Robert Langdon, udhëton drejt Pragës për një leksion revolucionar nga Katherine Solomon — një shkencëtare e shquar e noetikës. Ajo është në prag të botimit të një dorëshkrimi tronditës mbi natyrën e ndërgjegjes njerëzore, i cili mund të sfidojë gjithçka që dimë për mendjen tonë.

Por, një vrasje brutale e zhyt këtë udhëtim në kaos. Katherine zhduket papritur bashkë me zbulimin e saj shkencor. Langdon e gjen veten në shënjestër të një organizate të fuqishme hije dhe të ndjekur nga një sulmues i frikshëm, i dalë nga legjendat e errëta të Pragës.

Ndërsa ngjarjet zhvendosen me shpejtësi drejt Londrës dhe Nju Jorkut, ky triller i jashtëzakonshëm kthehet në një garë me kohën. A mundet Langdon të gjejë Katherine-n dhe të zbulojë të vërtetën shokuese që do të ndryshojë përgjithmonë njerëzimin?

Për çdo lexues të etur për adrenalinë, kode të fshehta dhe mister, kjo vepër e re ofron pikërisht atë që mjeshtri i suspensës bën më mirë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Sekreti i fundit – Dan Brown”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori