Dan Brown
Dan Brown lindur më 22 qershor 1964 në Exeter, New Hampshire, SHBA. Rritur në një mjedis ku matematika dhe muzika kishtare frymëzuar nga prindërit ndikuan në interesin e tij për shkencën dhe fenë. Në 1991 ai u transferua në Hollywood, California, ku vazhdoi karrierën e tij si pianist ndërsa punonte si mësues i anglishtes dhe spanjishtes. Ishte rreth kësaj kohe që takoi gruan e tij të ardhshme, Blythe Newlon, pesëmbëdhjetë vjet më e madhe se Brown. Gjatë gjysmës së parë të viteve 90, Brown vazhdoi të regjistronte këngë dhe albume, duke përfshirë edhe një nën emrin Angels & demons. Ai po ashtu është njohës shumë i mirë i historisë dhe kulturës evropiane. Sidoqoftë, prirja e Broën për letërsinë do të mbërrinte në verën e vitit 1993 gjatë qëndrimit të tij në një plazh të Tahitit. Aty do ta zbulonte romanin “Komploti i Doomsday” të Sidney Sheldon, leximi që frymëzoi shkrimtarin e ardhshëm të rishikojë karrierën e tij duke filluar të punojë për romanin e tij të parë, “Kalaja dixhitale”, një thriller teknologjik që u rrah nga kritikët, por që përfundoi me një sukses të njohur tregtar. Ky libër i parë u ndoq nga “Engjëjt dhe Demonët” në vitin 2000, i cili pati edhe më shumë sukses pas botimit të “Kodi i Da Vincit”. Me mbi 250 milionë kopje të shitura, librat e tij kanë një ritëm kinematografik dhe kapituj të shkurtër plot tension, ai ndërthur ngjarje historike, simbole fetare, sekrete arkivore dhe teori konspirative me fabul imagjinare, duke krijuar një ndjesi realizmi brenda trillimit. Përmes figurës së Robert Langdon-it, profesor i simbologjisë, Brown ndërton triller intelektualë ku dijet bëhen armë dhe çdo simbol fsheh një të vërtetë më të thellë. Librat e tij janë udhëtime mes së kaluarës dhe së ardhmes, mes arsyes dhe misterit. karakterizohen nga kodet, arti dhe teoritë e konspiracionit. Në romanet e Dan Brown-it, historia nuk është sfond – është enigmë.
Simboli i humbur
- Autori: Dan Brown
- Shtëpia botuese: Dudaj
- Përkthyesi: Taqo Trajçe
- Redaktori: Sejdin Cekani
Pas dukurisë globale që ndryshoi botën e letërsisë, mjeshtri i trillerit rikthehet për të na sfiduar sërish. Një rrëfim i zgjuar, me një ritëm marramendës dhe befasi të papritura në çdo kthesë. Kjo është pikërisht vepra drithëruese që kanë pritur admiruesit e zhanrit: një garë e rrezikshme për jetë a vdekje, e mbushur me kode të padukshme dhe sekrete antike. Zbuloni çfarë ka humbur dhe lëreni veten të tërhiqet në një labirint të vërtetë, ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
Titulli: Çfarë ka humbur… do të gjendet në zemër të Uashingtonit
Në këtë roman të ri tronditës, Dan Brown demonstron edhe një herë pse është shkrimtari më i njohur në botë për zhanrin e misterit. “Simboli i humbur” është një rrëfim mjeshtëror, i cili ndërton një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së njëmendtë të kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme… të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Brown ka krijuar deri më sot.
Rrëfimi nis me simbologun e njohur të Harvardit, Robert Langdonin, i cili merr një ftesë të papritur për të dhënë një leksion në ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara. Por, nata merr një kthesë të frikshme kur një objekt shqetësues—i koduar mjeshtërisht me pesë simbole—zbulohet në ndërtesë. Langdoni e njeh atë si një ftesë antike, e cila synon ta çojë marrësin e saj në një botë të urtësisë ezoterike, të humbur kohë më parë. Kur mentori i tij i dashur, Piter Solomoni—një mason e filantrop i mirënjohur—rrëmbehet brutalisht, Langdoni e kupton se e vetmja shpresë për ta shpëtuar është të pranojë ftesën mistike.
I vendosur brenda dhomave të fshehta, tuneleve dhe tempujve të Uashingtonit, D.C., ky udhëtim të zhyt në një botë të fshehtë të sekreteve masone, të historisë së panjohur dhe të të vërtetave të pabesueshme që presin të zbulohen.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 624 Faqe
- Data e publikimit: 18/03/2010
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The lost symbol
- Vendi i botimit: Tirane
- Numri i ribotimeve: 2 Ribotime
- Viti i ribotimit: 2024

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.