Thengjij pervelues

Romani “Thëngjij përvëlues” ju fton në një udhëtim drithërues midis Shqipërisë dhe Zvicrës, ku vrasjet makabre dhe gjakmarrja e pamëshirshme ndërthuren në një rrjetë sekretesh. Një thriller që zbret në skutat më të errëta të psikikës njerëzore, duke i vendosur personazhet mes etjes për hakmarrje dhe dëshirës për të thyer zinxhirët e së shkuarës. Zbuloni këtë roman mbërthyes që do t’ju mbajë në tension deri në faqen e fundit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

1, 250.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928816955
SKU: BDI0887
0

Përshkrimi

Vrasje të mistershme dhe një gjakmarrje që kapërcen kufijtë

“Thëngjij përvëlues” e çon lexuesin në një udhëtim plot tension e mister midis Shqipërisë dhe Zvicrës. Ngjarjet nisin rrufeshëm me gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje në liqenin e Gjenevës. Ajo është vetëm viktima e parë e një serie vrasjesh të frikshme. Pak më vonë gjendet një trup i dytë, e pastaj një i tretë. Bëhet fjalë për kufoma grash, të gjymtuara tmerrësisht, nga të cilat ka mbetur vetëm trupi, duke i bërë viktimat krejtësisht të panjohshme. Inspektori Andrea Auer ngarkohet të ndjekë këtë hetim të ndërlikuar. Por a do të jetë e lehtë për të dhe skuadrën e tij të gjejnë autorët e këtyre krimeve makabre?

Ndërkohë, një tjetër dramë luhet paralelisht. Sokol Hoti mbërrin në Zvicër pas vrasjes së vëllait të tij, Mirjanit, i cili ka rënë viktimë e një gjakmarrjeje të vjetër. Por shumë shpejt, zhduket edhe vetë Sokoli. Huberti, miku i tij zviceran shurdhmemec, i mbetur pa asnjë lajm prej javësh, vendos të bashkojë forcat me motrën e Sokolit, Laurën, për të kryer një hetim të tyrin që shtrihet mes Zvicrës dhe Shqipërisë.

Këto ngjarje do ta kredhin lexuesin në skutat më të errëta të psikikës njerëzore dhe në marrëdhëniet e ndërlikuara midis brezave brenda familjes Hoti. Një familje e ndarë thellësisht mes etjes për të marrë hak dhe dëshirës për të këputur përfundimisht zinxhirët e kësaj serie gjakmarrjesh, e mbetur pezull mes të shkuarës dhe të tashmes. Teksa inspektori Auer vihet në ndjekjen e furishme të vrasësve nëpër Europë, ai do të detyrohet të përballet ashpër edhe me anën më të errët të së kaluarës së tij.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Thengjij pervelues”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.