Vajza qe u rrembye
- Autori: Charlie Donlea
- Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
- Përkthyesi: Anila Duka
1, 400.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.1, 190.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Dy vajza të rrëmbyera — njëra kthehet, tjetra jo.
Natën kur zhduken, Nicole Cutty dhe Megan McDonald, maturante të gjimnazit, ndodhen në një festë në plazh, në Emerson Bay, qytetin e tyre të vogël në Karolinën e Veriut.
Policia nis kërkime masive, por shpresat pothuajse janë shuar, kur Megan arrin të arratiset nga një bunker në thellësi të pyllit…
Një vit më vonë, libri ku rrëfen përvojën e saj të tmerrshme është kthyer në bestseller dhe e ka bërë Megan të famshme. Është një histori triumfi, përveç një të vërtete të sikletshme: Nicole ende nuk është gjetur.
Motra e madhe e Nicole, Livia, e cila po kryen specializimin në patologji mjeko-ligjore, pret që së shpejti të gjendet trupi i së motrës dhe të zbardhet fati i saj. Por e dhëna e parë vjen nga një tjetër trup: ai i një të riu që lidhet me të kaluarën e Nicole.
Livia kontakton Megan për të mësuar më shumë rreth asaj nate fatale. Edhe vajza të tjera janë zhdukur dhe ajo po bindet gjithnjë e më shumë se rastet kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Megan di më shumë nga sa ka zbuluar në librin e saj. Copëza kujtimesh që i rikthehen tregojnë për diçka shumë më monstruoze nga ajo që ka përshkruar. Dhe sa më thellë hetojnë ajo dhe Livia, aq më shumë kuptojnë se ndonjëherë tmerri i vërtetë qëndron pikërisht te gjetja e asaj që ke kërkuar…
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 424 Faqe
- Data e publikimit: 16/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.