Colleen Hoover

Colleen Hoover lindi më 11 dhjetor 1979 në Sulphur Springs, Texas) është autore amerikane që ka fituar zemrat e lexuesve me romanet e saj romantike dhe “young adult”. Hoover u rrit në Saltillo, Texas, dhe përfundoi shkollën e mesme aty në vitin 1998. Pas kësaj studioi “punonjese sociale” në Texas A&M University. Përpara se të bëhej shkrimtare profesioniste, Colleen punoi si punonjëse sociale dhe mësuese. Karriera e saj nisi seriozisht në 2012 kur ajo botoi vetë librin e saj të parë, Slammed. Libri u prit mirë dhe më pas u ribotua nga një shtëpi botuese e madhe. Pas suksesit, Hoover la punën dhe u përkushtua plotësisht shkrimtarisë. Librat e saj shpesh përqendrohen te marrëdhëniet njerëzore, emocionet e forta, trauma dhe temat që nuk janë gjithmonë “të lehta” – por që afrojnë lexuesin. “Në vitin 2016, “Mbaron me ne” u bë një nga veprat më të njohura të saj – një roman që përballet me dhunë në marrëdhënie dhe sfidat emocionale.” Derisa shumë prej librave të saj u publikuan fillimisht si vetëbotime, ata u bënë best-seller-e ndërkombëtare – dhe Hoover ka shitur më shumë se 20 milionë kopje deri më tani. Stili i saj përbën kombinim të ngjarjeve plot tension emocional, personazhe të ndërlikuar dhe rrallë shmang ato momente ku letërsia provokon reflektim. Colleen Hoover është njohur edhe për ndikimin e saj në mediat sociale – veçanërisht komunitetit #BookTok – që ka rritur shumë popullaritetin dhe shitjet e librave të saj. Përveç romanit Mbaron me ne, ajo ka botuar edhe shumë libra të tjerë që preferohen nga lexuesit për përjetimet emocionuese dhe për atë mënyrë që Hoover përdor për të trajtuar çështje të dhimbshme si dhuna, humbjet dhe shpresa. Libri i pare i saj ne shqip eshte Ska shprese, botuar nga Morava por thuajse te gjitha romanet e kesaj autoreje jane botuar nga Living dhe i gjeni edhe tek Leximtari.

Veriti–Living

Veriti eshte nje nga librat me te arrire te mbretereshes se bestseller-it Colleen Hoover, e njohur per serine e romaneve Mbaron me ne dhe Fillon me ne. Tashme, ky roman eshte ekranizuar ne nje film, duke sjelle ne nje profil ndryshe rrefimin makthioz qe te mban mberthyer deri ne paragrafin e fundit.

Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928338273
SKU: BLIV0044
0

Përshkrimi

Louen Eshli është një shkrimtare e re, e cila përballet me vështirësi financiare. Papritmas, i vjen një ofertë që nuk mund ta refuzojë, sepse do t’i sjellë të ardhura që nuk i ka imagjinuar kurrë.

Xheremi Kroford, bashkëshorti i shkrimtares së suksesshme Veriti Kroford, e punëson për të përfunduar serinë e librave të së shoqes, e cila ka pësuar një aksident automobilistik me pasoja të rënda shëndetësore.

Loueni mbërrin në shtëpinë e Krofordëve e vendosur për të gjetur ndihmë në shënimet e Veritisë, që të nisë nga puna me librat.

Ajo as që e ka idenë se në studion kaotike të shkrimtares së mirënjohur nuk e presin shënimet për librat, por autobiografia e saj, të cilën e kishte shkruar me idenë se nuk do ta lexonte askush.

Faqe pas faqeje zbulohen rrëfime drithëruese, përfshirë një përshkrim të detajuar të natës kur jeta e familjes Kroford do të ndryshonte përgjithmonë.

Loueni vendos të mos ia dorëzojë dorëshkrimin Xheremit, por teksa ndjenjat e saj për të rriten dita-ditës, kupton se ai duhet ta lexojë se ç’ka rrëfyer e shoqja.

Sado i përkushtuar të jetë ndaj gruas së sëmurë, një e vërtetë aq e kobshme me siguri që do ta çrrënjosë dashurinë e tij për të.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Veriti–Living”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori