Lars Kepler
Lars Kepler është pseudonimi i çiftit bashkëshortor të vlerësuar nga kritika për romanet e tyre të zhanrit mister dhe thriller, Alexandra Coelho Ahndoril dhe Alexander Ahndoril. Seria e tyre Joona Linna, bestseller ndërkombëtar numër Një, është shitur në mbi njëzet milionë kopje dhe është përkthyer në 50 gjuhë të ndryshme të botës. Ahndorilët ishin të dy shkrimtarë të njohur përpara se të merrnin pseudonimin Lars Kepler, dhe secili prej tyre ka botuar disa romane të vlerësuara nga kritika. Emri i Lars Kepler vjen nga kombinimi i një shkrimtari si Stieg Larson dhe shkenctari gjerman si Johannes Kepler. Ata jetojnë në Stokholm, Suedi. Romanet e Lars Kepler janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dituria dhe i gjeni edhe tek Leximtari.
Ne mendjen e hipnotizuesit
- Autori: Lars Kepler
- Shtëpia botuese: Dituria
- Përkthyesi: Agim Doksani
Me mbi 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën, mjeshtri i trillerit nordik, Lars Kepler, rikthehet me një tjetër histori të errët dhe të frikshme në shqip. Një vrasës serial mban nën terror Stokholmin, duke filmuar viktimat para se t’u marrë jetën. Shpresa e vetme e policisë është një ekspert i famshëm i hipnozës, por zhytja në kujtesën e një dëshmitari të traumatizuar do të zgjojë fantazmat e së shkuarës së vetë mjekut. Një roman psikologjik që do t’ju mbajë pezull deri në faqen e fundit, tani në Leximtari.
Përshkrimi
Kur e shkuara fshihet në skutat më të errëta të kujtesës
Në thrillerin e jashtëzakonshëm “Ne mendjen e hipnotizuesit”, rikthehemi në atmosferën e akullt dhe të rrezikshme të Suedisë. Erik Maria Bark është eksperti më i njohur i hipnozës në vend, njeriu të cilit policia i drejtohet kur dëshmitarët janë në gjendje shoku të thellë. Por këtë herë, sfida është përtej çdo imagjinate.
“Dëgjo vetëm zërin tim, asgjë tjetër. Së shpejti do të filloj numërimin mbrapsht… Ti do të hysh në shtëpi. Do ta shohësh. Dhe nuk do të kesh frikë…”
Një vrasës serial po i shtie dridhmat Stokholmit. Ai është vetë vdekja: i vëzhgon viktimat, i filmon ato në intimitetin e shtëpive të tyre, ia dërgon videon policisë si një sfidë të hapur dhe më pas godet pa mëshirë. Pacienti i Erikut, Bjorni, është i vetmi që di çfarë i ka ndodhur bashkëshortes së tij, Suzanës, por trauma ia ka fshirë kujtimet. Eriku duhet ta ndihmojë atë të kujtojë sa më parë për të ndalur këtë masakër.
Megjithatë, ajo që Eriku nuk e di është se gjatë seancave të hipnozës nuk do të dalin në dritë vetëm detajet e krimit, por edhe hollësi komprometuese nga e kaluara e tij. Me të vetmin detektiv që mund t’i besonte—Jona Lina—të shpallur të vdekur nga autoritetet prej një viti, hipnotizuesit i duhet të përballet i vetëm me tmerrin që fshihet brenda vetes. Për çdo lexues të pasionuar pas suspensës inteligjente, ky botim është një udhëtim i pandalshëm drejt frikës.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 616 Faqe
- Data e publikimit: 05/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.