Colleen Hoover

Colleen Hoover lindi më 11 dhjetor 1979 në Sulphur Springs, Texas) është autore amerikane që ka fituar zemrat e lexuesve me romanet e saj romantike dhe “young adult”. Hoover u rrit në Saltillo, Texas, dhe përfundoi shkollën e mesme aty në vitin 1998. Pas kësaj studioi “punonjese sociale” në Texas A&M University. Përpara se të bëhej shkrimtare profesioniste, Colleen punoi si punonjëse sociale dhe mësuese. Karriera e saj nisi seriozisht në 2012 kur ajo botoi vetë librin e saj të parë, Slammed. Libri u prit mirë dhe më pas u ribotua nga një shtëpi botuese e madhe. Pas suksesit, Hoover la punën dhe u përkushtua plotësisht shkrimtarisë. Librat e saj shpesh përqendrohen te marrëdhëniet njerëzore, emocionet e forta, trauma dhe temat që nuk janë gjithmonë “të lehta” – por që afrojnë lexuesin. “Në vitin 2016, “Mbaron me ne” u bë një nga veprat më të njohura të saj – një roman që përballet me dhunë në marrëdhënie dhe sfidat emocionale.” Derisa shumë prej librave të saj u publikuan fillimisht si vetëbotime, ata u bënë best-seller-e ndërkombëtare – dhe Hoover ka shitur më shumë se 20 milionë kopje deri më tani. Stili i saj përbën kombinim të ngjarjeve plot tension emocional, personazhe të ndërlikuar dhe rrallë shmang ato momente ku letërsia provokon reflektim. Colleen Hoover është njohur edhe për ndikimin e saj në mediat sociale – veçanërisht komunitetit #BookTok – që ka rritur shumë popullaritetin dhe shitjet e librave të saj. Përveç romanit Mbaron me ne, ajo ka botuar edhe shumë libra të tjerë që preferohen nga lexuesit për përjetimet emocionuese dhe për atë mënyrë që Hoover përdor për të trajtuar çështje të dhimbshme si dhuna, humbjet dhe shpresa. Libri i pare i saj ne shqip eshte Ska shprese, botuar nga Morava por thuajse te gjitha romanet e kesaj autoreje jane botuar nga Living dhe i gjeni edhe tek Leximtari.

Pa Meritin

Mbretëresha e bestseller-it, Colleen Hoover, rikthehet me librin e saj të 12-të në shqip: “Pa Meritin”. Një roman provokues për një vajzë që mbledh sekrete dhe trofe të pamerituar, ndërsa përpiqet të shpëtojë nga gënjeshtrat e familjes së saj.

1, 300.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928837363
SKU: LIV5845
0

Përshkrimi

Një familje e përsosur nga jashtë, e thyer nga brenda – “Pa Meritin”

A mund të varrosësh sekretet përgjithmonë? Merit Vosi jeton në një shtëpi të çuditshme – një kishë e rinovuar – me një familje po aq të pazakontë. Nëna e saj, e shëruar nga kanceri, jeton në bodrum, ndërsa babai është martuar me ish-infermieren e nënës.

Meriti mbledh trofe që nuk i ka fituar dhe ruan sekrete që familja e saj e detyron t’i mbajë. Jeta e saj merr një kthesë të papritur kur takon Seganin në një dyqan antikash. Karizma dhe idealizmi i tij e çarmatosin atë, duke ndezur shpresën për një fillim të ri… derisa ajo zbulon se ai është i paarritshëm.

E zhytur më thellë në vetmi, Meriti bëhet vëzhguese e heshtur e familjes së saj, derisa zbulon një sekret që asnjë trofe nuk mund ta rregullojë. E lodhur nga gënjeshtrat, ajo vendos të thyejë iluzionin e familjes së lumtur, duke lënë pas gjithçka.

Por kur plani i saj i arratisjes dështon, Meriti detyrohet të përballet me pasojat tronditëse të së vërtetës dhe rrezikun për të humbur djalin e vetëm që ka dashur ndonjëherë. Ky roman i fuqishëm nga Colleen Hoover eksploron shtresat e gënjeshtrave që mbajnë të lidhur një familje dhe fuqinë shëruese të dashurisë.

Një histori prekëse që trajton shëndetin mendor dhe faljen, e domosdoshme për çdo lexues të zhanrit “New Adult”.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Pa Meritin”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.