Selma Dino
Selma Dino, bija e vetme e dy prindërve të arsimuar e me kulturë perëndimore, lindi në Tiranë, më 1954-n. Në vitin 1979 përfundoi studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe më pas specializimin për gjinekologji. Në vitin 1991, pas ndryshimit të sistemit, largohet nga Shqipëria me bashkëshortin po mjek dhe djalin e vogël, duke emigruar në Milano, Itali. Pas disa vitesh të vështira, arrin ta barasvlerësojë diplomën e saj në Universitetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë së Milanos, gjë që i dha mundësinë të ushtrojë profesionin e saj aq të dëshiruar të mjekes. Selma Dino eshte autore e nje sage me dy vellime, te cilen e gjeni edhe tek Leximtari.al
Pasdite ne kopshtin e shtepise – Muri vellimi 2
- Autori: Selma Dino
- Shtëpia botuese: Dudaj
“Pasdite në kopshtin e shtëpisë- Muri”, i ndarë në dy vëllime, është pjesa e dytë e sagës e cila ka filluar me pjesën e parë, “Piktura” dhe vijon tani me “Gjerdani” dhe “Kthimi në kopsht”.
Përshkrimi
Jemi në Angli.
Lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer.
Po ashtu një dashuri e madhe ka lulëzuar në kopshtin e shtëpisë. çfarë do të ndodhë me Anën dhe Perlatin? Kemi mbetur me këtë pyetje që nga pjesa e parë e tetralogjisë “Pasdite në kopshtin e shtëpisë-Piktura”.
…Perlati nuk gjeti qetësi derisa i zbuloi të gjitha ato copat e vogla metalike të fshehura gjithkund nëpër vrimat e shtëpisë. Kontrolloi gjithandej, të gjitha kamaret e mureve. Kamare i thënçin, këto ishin ca vrima e të çara të vogla që formoheshin herë pas here në ndërmjetëzat e holla. Ana i kishte zënë me suva e pastaj i pat sheshuar duke mbuluar kësisoj edhe foletë e përgjuesve të vegjël. Perlatit iu desh të kontrollonte pëllëmbë për pëllëmbë, duke rrahur me gisht çdo centimetër, derisa i zbuloi të gjitha. Një punë e devotshme murgu që i mori shumë kohë, për ditë me radhë. Ndërsa ai kërkonte duke goditur mure e dyer, Ana rrinte rojë në dritare, që askush mos t’i zinte gafil. Së fundi, rezultuan gjithsej katër elemente, që Perlati i hodhi poshtë, diku thellë tutje nga banesa.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 430 Faqe
- Data e publikimit: 10/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.