Jojo Moyes
Jojo Moyes është një shkrimtare e njohur britanike e cila ka punuar për shumë vite në media. Një pjesë të mirë të karrierës së saj ia ka kushtuar gazetarisë, duke punuaqr për gazetën "Indipendent" për gati dhjetë vjet, para se të largohej për t'iu kushtuar shkrimit me kohë të plotë. Romanet e saj te mëparshme janë pritur shumë mirë nga kritika dhe përfshijnë titujt: "Anija e nuseve", "Pas teje" dhe libri i fundit qe ka fituar dhe çmime, "Unë më parë se tij". Po ashtu, ka marrë edhe disa çmime ndërkombëtare për veprën e saj letrare. Në gjuhën shqipe janë botuar të paktën 10 romane të saja, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Uegen. Romanet e saj më të njohura janë “Unë më parë se ti”, “Anija e nuseve”, “Vajza që la pas”, “Një plus një”. Romani më i fundit është “Askujt nuk i përket vetmia”. Të gjithë këto libra i gjeni tek libraria Leximtari.al.
Askujt nuk i perket vetmia
- Autori: Jojo Moyes
- Shtëpia botuese: Uegen
- Përkthyesi: Orgeta Gjini
- Redaktori: Xhevair Lleshi
Është një nga botimet më të fundit të Jojo Moyes që vjen edhe në shqip dhe vlerësohet si një nga romanet e saj më intimë. Trajton tema universale si: vetmia, humbja, miqësia dhe fuqia e lidhjeve njerëzore. Lexuesit e krahasojnë me romanet e saj më të suksesshme si “Unë më parë se ti” (Me Before You), por ky ka një ton më të qetë dhe më reflektues.
Përshkrimi
Ka një qenush si personazh, i cili bëhet simbol i besnikërisë dhe i shpresës në histori, një element shumë i dashur nga lexuesit.
Është përshkruar si një “histori shëruese”, që të bën të ndihesh më pak vetëm dhe të kujton se fillimet e reja janë gjithmonë të mundura.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 414 Faqe
- Data e publikimit: 11/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 12 vjeç
- Titulli origjinal: We all live here
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.