Christina Lauren

Christina Lauren është kombinim i emrit artistik të dy mikeshave Christina Hobbs dhe Lauren Billings. Librat e tyre janë bestsellers të The New York Times, USA TODAY me seritë Bastardi i bukur dhe Stinë të egra si dhe me një sërë veprash të tjera që janë botuar. Në gjuhën shqipe kanë ardhur dy libra: Bastard i bukur, botuar nga Morava dhe Muaj mjalti nga halli, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese Mediaprint. Këto dy libra i gjeni online tek Leximtari.al

Bastardi i bukur-Morava

Fillimisht i disponueshëm vetëm online me titullin The Office nga tby789—duke arritur mbi 2 milion lexime në faqet e fanfiction — romani Bastard i bukur është përditësuar ndjeshëm për ribotim. I nominuar për Çmimin “Goodreads Choice” si Romanca e Pëlqyer e Lexuesve (2013), ky roman vjen në shqip nga Botimet Morava

1, 000.00 L

Mund të kihet me paraporositje

9789928169235
SKU: BMO0045
0

Përshkrimi

Një praktikante ambicioze.

Një drejtues perfeksionist.

Dhe shumë ofendime me emra.

E zgjuar, punëtore dhe në rrugën drejt një diplome MBA, Chloe Mills ka vetëm një problem: shefin e saj, Bennett Ryan. Ai është kërkues në ekstrem, i drejtpërdrejtë, i pakujdesshëm—dhe krejtësisht i parezistueshëm.

Një bastard i bukur.

Bennett është kthyer në Çikago nga Franca për të marrë një rol kyç në biznesin e madh mediatik të familjes së tij. Ai nuk e kishte imagjinuar kurrë që asistentja që e kishte ndihmuar nga larg do të ishte ajo krijesë e bukur, pafajësisht provokuese—dhe plotësisht irrituese—që tani duhet ta shohë çdo ditë.

Pavarësisht thashethemeve, ai nuk ka qenë kurrë tip për lidhje në vendin e punës. Por Chloe është aq tundues sa ai është gati të përkulë rregullat—ose t’i thyejë fare—nëse kjo do të thotë që mund ta ketë pranë. Në të gjithë zyrën.

Ndërsa dëshira mes tyre rritet deri në pikën e shpërthimit, Bennett dhe Chloe duhet të vendosin saktësisht çfarë janë të gatshëm të humbasin për të fituar njëri-tjetrin.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Bastardi i bukur-Morava”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.