Divorci i persosur
- Autori: Jeneva Rose
- Shtëpia botuese: Morava
- Përkthyesi: Greta Hano
- Redaktori: Tereza Basho
Jeneva Rose, ylli në ngjitje i platformave letrare dhe kryesuesja e listave botërore, rikthehet pas suksesit të “Martesë e përsosur” me vazhdimin e shumëpritur. “Divorci i përsosur” sjell sërish tensionin dhe kthesat e papritura që fituan zemrat e lexuesve të rinj. Zbuloni këtë thriller mbërthyes përkthyer nga Greta Hano, i cili vjen njëkohësisht me tregjet globale, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Përshkrimi
E shkuara nuk vdes kurrë: Një rrjetë e re sekretesh dhe tradhtish
Kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet që nga koha kur avokatja e mirënjohur Sara Morgan mbrojti në gjyq bashkëshortin e saj, Adamin, të akuzuar për vrasjen e dashnores. Që atëherë, Sara ka vazhduar jetën duke parë përpara—ka krijuar një familje me bashkëshortin e ri, Bobi Millerin, dhe i ka dhënë një tjetër drejtim karrierës së saj. Jeta e saj ngjan fiks ashtu siç ka ëndërruar gjithmonë… apo ndoshta jo?
Një ditë, kur Sara zbulon se Bobi ka shkuar në shtrat me një grua tjetër, ajo nuk humb aspak kohë për t’i kërkuar divorcin. Por, pikërisht në mes të procesit të ndërlikuar të ndarjes së tyre, del papritur në dritë një provë e re ADN-je që lidhet me çështjen e vjetër kundër Adamit. Policia e rihap menjëherë hetimin dhe Sara e gjen veten sërish në qendër të vëmendjes dhe të një stuhie të re.
Të gjithë duan të dinë të vërtetën, veçanërisht sherifi në detyrë, Markus Hudsoni, i cili është i vendosur ta zbulojë atë me çdo kusht. Me ngjarje të papritura, plot tension dhe kthesa marramendëse që të mbajnë frymën pezull, ky libër të mban zbërthyer pas faqeve të tij duke të bërë të pyesësh veten: a do të arrijnë vallë Bobi dhe Sara një divorc “të përsosur”?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 342 Faqe
- Data e publikimit: 13/11/2025
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: The perfect divorce
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.