Lulet qe celin naten

“Lulet që çelin natën”, me gjuhën e pasur të Tarık Tufan it, stilin e tij unik dhe me trillimin e tij mbresëlenes që të mbetet gjatë në mendje, eshtë një tregim prekës familjar që rrjedh nga era osmane deri në ditët e sotme. Një vajtim magjepsës, i shkruar për dashuritë e plagosura, që të prekin thellë në shpirt.

Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928859303
SKU: BMU874
0

Përshkrimi

“DASHURIA ËSHTË MË E MADHE SE JETA DHE SE VDEKJA”

“Lulet që çelin natën” i autorit Tarik Tufan është fitues e çmimit “Yunus Nadi”, si libri më i mirë në letërsinë artistike turke.

“Në vendin ku ishin mbyllur, me sytë ngulur te dera, prisnin që dikush të vinte, duke u kapur pas shpresës së fundit. Kjo ishte e vetmja shpresë për shpirtrat e tyre të rënduara nga vuajtja. Atë natë, që do të ishte më e gjata e jetës së tyre, zgjodhën të rrëfenin historitë e tyre. Sepse, kur njeriu vdes, trupi i tij kalbet dhe pas tij mbetet vetëm historia; dhe të gjitha historitë rrëfehen natën.”

Një nga konakët e fundit prej druri që i ka mbijetuar kohës në lagjen Vefa të Stambollit: Konaku Xhanfeda, i njohur ndryshe si Konaku Ogurzi. Një grua e re e ngujuar në konak: Halideja. Dhe vellai e motrat e saj prej vitesh të larguar nga ai konak: Xhihangiri, Zelihaja dhe Nihali. Të mbledhur për herë të fundit pas vdekjes së ë ëmës për shitjen e konakut, ata kanë vetëm një natë kohë për të zbuluar misterin e fatit të tyre të mbrapshtë.

Teksa perballen me të shkuarën, mjafton që dera e dhomës së mbajtur me çelës prej vitesh të hapet paksa, që përballja me të kaluarën të nxjerrë në dritë të gjitha fajet, mëkatet dhe sekretet që mban fshehur konaku.

Më se një shekull më parë, në burgjet osmane, një djalosh që pret vdekjen duke ndjekur një dashuri të pastër: Dervish Aliu. Shpresa e tij e vetme është ndihma e Zonaros, mjeshtrit piktor të Sulltan Abdylhamidit të përmbysur.

Këtu fatet e Halidesë e Dervishit gjejnë njëri-tjetrin: një fund trondites e mbresëlenës që bën bashkë shpirtrat e tyre të trazuar e të mbetur mes dy botëve.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Lulet qe celin naten”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.

Botime të së njëjtës kategori