Elle Kennedy

Elle Kennedy është një nga autoret më të njohura bashkëkohore të romancës dhe dhe të zhanrit të ri të rrëfimit për të rinj që sapo kanë kaluar adoleshencën. Ajo u bë e famshme në mbarë botën me serinë bestseller off-campus, e cila ka fituar miliona lexues falë kombinimit të humorit, romancës dhe personazheve të paharrueshëm. E lindur më 19 janar 1982 në Kanada, Elle Kennedy është diplomuar në gjuhën angleze dhe prej shumë vitesh i është përkushtuar rrëfimit. Librat e saj kanë qenë vazhdimisht në listat e bestsellerëve të The New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. Njëherësh, ajo është e fituese e shumë çmimeve letrare. Seria Off-Campus, me tituj si Marëveshja, Gabimi, Joshja, Qëllimi dhe Trashëgimia, e ka bërë atë një emër të dashur për lexuesit e romancës moderne, veçanërisht për të rinjtë që pëlqejnë historitë e vendosura në ambientet universitare. Stili i saj karakterizohet nga dialogë të gjallë, personazhe autentikë, marrëdhënie emocionale dhe tema që trajtojnë miqësinë, dashurinë, sfidat personale dhe rritjen individuale. Sot, Elle Kennedy konsiderohet një nga zërat më të rëndësishëm të romancës bashkëkohore dhe vazhdon të jetë ndër autoret më të lexuara në zhanrin New Adult Romance. Librat e saj kanë ardhur në shqip nga shtëpia botuese Dritan dhe i gjeni online dhe tek libraria Leximtari.

Marreveshja

Autorja e romanit Marrëveshja, Elle Kennedy është një autore shumë e shitur e New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. E rritur në rrethinat e Torontos, Ontario, është autore e mbi 40 romaneve e romancave bashkëkohore, tituj që të lënë pa frymë, përfshirë këtu edhe serinë jashtëzakonisht të suksessshme, Jashtë-Kampusit. Marrëveshja është romani i parë i kësaj serie befasuese

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928377272
SKU: BDR0011
0

Përshkrimi

“Ajo është gati të bëjë një marrëveshje me një djalë të keq kolegji…

Hana Uellsi, më në fund, ka gjetur dikë që e ndez. Ndërkohë që ajo ka vetëbesim në çdo fushë tjetër të jetës, ky i mungon kur bëhet fjalë për seksin dhe joshjen.

Nëse dëshiron të tërheqë vëmendjen e djalit, për të cilin i ka rënë në kokë, duhet të dalë nga zona e rehatisë dhe t’i bjerë në sy… edhe nëse kjo do të thotë që t’i japë mësim kapitenit të bezdisshëm, kalama, kapadai të skuadrës së hokejit, në këmbim të një takimi të rremë dashurie.

…dhe ka për t’i dalë shumë mirë.”

Garet Grahami ka dashur gjithmonë të luajë me një skuadër profesionistësh hokeji pas diplomimit, po mesatarja e shkollës do të vërë në rrezik atë, për të cilën ka luftuar gjithmonë. Ama, nëse këtë mund ta arrijë duke ndihmuar një brune me gjuhën brisk, që kërkon të bëjë xheloz një tjetër djalë, ai nuk mendohet dy herë.

Befas një puthje e nxehtë e bën Garetin të kuptojë se nuk duhet të shtiret më dhe tashmë i mbetet të bindë Hanën se djali që dashuron i ngjan shumë atij vetë.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Marreveshja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.