Mbreti i zilise – Libri 5
- Autori: Ana Huang
- Shtëpia botuese: Botimet Dritan
- Përkthyesi: Dritan Koka
- Redaktori: Manushaqe Bako
Vjen libri i 5-të i serisë Mbreti i mëkatit, i Ana Huang, – një nga Booktok-et me te suksesshem te tre viteve te fundit. Mbreti i zilisë sjell një tjetër perspektivë të raporteve mes parasë dhe dashurisë, zilisë dhe pasioneve të papërmbajtura. Me përkthimin e Dritan Kokës, ky roman hidhet në qarkullim nga Shtëpia Botuese “Dritan”
1, 500.00 L Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 275.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.
Mund të kihet me paraporositje
Përshkrimi
Ai kishte gjithçka që mund të dëshironte… përveç asaj.
I rrezikshëm. I pushtetshëm. I tërhequr.
Vuk Markoviçi njihet si njeri që u shmanget ndërveprimeve njerëzore. Miliarderi me shenjë flet rrallë dhe nuk i interesojnë marrëdhëniet jashtë një rrethi të vogël të besuarish.
Përjashtimi i tij i vetëm? Ajo. E bukura e bishës brenda tij, objekti i fiksimit të tij.
Ai e pa i pari. E dëshiroi i pari. Po tani ajo është fejuar me mikun e tij të vjetër dhe, sa më shumë afrohet hija e dasmës, aq më shumë torturohet ai mes besnikërisë dhe dëshirës.
Ajo duhej të ishte e tija… dhe mund të rrezikonte gjithçka për ta patur.
E bukur. E suksesshme. Magjepsëse.
Në sytë e botës, supermodelja Ajana Kidein bën një jetë të përkryer. Karriera e saj ka kapur majat dhe tani është e fejuar me një nga beqarët më të dëshiruar të Nju Jorkut.
Ajo që njerëzit nuk dinë është se martesa e tyre është thjesht një marrëveshje biznesi. Ai përfiton trashëgiminë, nëse martohet; ajo merr paratë që i nevojiten për t’u shkëputur nga një agjenci abuzive.
Shtirja si e dashuruar mendon se mund të jetë e lehtë, derisa kupton se e tërheq gjithnjë e më shumë dëshmitari enigmatik i dhëndrit.
Vuku sa e drithëron, aq edhe e tmerron. E di se duhet t’i qëndrojë larg, po kur dasma e saj kthehet në kaos, ai është i vetmi njeri që e bën të ndihet e sigurt…
Derisa e kaluara u shfaqet para syve dhe kërcënon gjithçka që ata dashurojnë.
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 488 Faqe
- Data e publikimit: 27/11/2026
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: King of Envy
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.