Mundesia e fundit

Vjen me nje fund edhe libri i tretë i serisë bestseller “Miliarderët e Drimlendit”, Mundesia e fundit e shkruar nga Laurent Asher, perkthyer nga Eni Lasku dhe hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Muza

1, 600.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928859099
SKU: BMU003
0

Përshkrimi

KALLAHANI

Unë jam një nga vëllezërit Kejn, për të cilin të gjithë flasin pas dyerve të mbyllura. Fëmija i pasjellshëm. Atleti i dështuar. I alkoolizuari. Askush nuk më njeh mirë, përveç saj. Lana Kastiljo – shoqja më e mirë e fëmijërisë dhe e vetmja grua që kam dashur ndonjëherë. Kur ia theva zemrën gjashtë vjet më parë, premtova të mos kthehesha kurrë më në liqenin Uisteria. E mbajta fjalën derisa testamenti i gjyshit tim ndryshoi gjithçka. Për të marrë trashëgiminë, më ngarkuan të kaloja një verë në shtëpinë e familjes buzë liqenit përpara se ta shisja atë. Kërkesa ishte e thjeshtë në teori, derisa i gjithë plani im dështoi që ditën e parë. Doli që Lana jo vetëm jeton në atë shtëpi, por mëton edhe ta zotërojë atë.

ALANA

Dashuria me Kallahan Kejnin ishte një gabim. Ai ma tha këtë më parë, duke shkatërruar zemrën time dhe miqësinë tonë gjashtë vera më parë. Kur premtoi të mos kthehej kurrë, unë i besova si një budallaqe. Por pastaj Kali u shfaq përsëri, duke synuar të shiste shtëpinë e gjyshit të tij buzë liqenit. Po çfarë nuk shkonte në planin e tij? Emri im gjendet në aktin e pronësisë.

 

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Mundesia e fundit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.