Nje kafe ne rere te nxehte
- Autori: Lena Manda
- Shtëpia botuese: Toena
- Përkthyesi: Albina Gjini Pulla
- Redaktori: Sonila Kapo
Ky libër zbulon anën e brendshme që fshihet brenda perdes së realitetit. Një jete ndërtuar mbi ëndrrën, dashurinë dhe egoizmin. Aty ku asgjë nuk zgjat përgjithmonë… As lumturia. Dhe, aty ku mbaron ëndrra, fillon realiteti.
Përshkrimi
A mund të jenë vallë arsye të forta që e çojnë një martesë drejt divorcit, vetëm mungesa e së qeshurës dhe rutina e përditshme?!
Kur reshti së qeni e lumtur? Nuk i kujtohej.
Kur filloi të ndihej fatkeqe?
A ishte me të vërtetë fatkeqe?
Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme.
E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike.
Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme.
Organizim dhe rregull. Çelësat e jetës së tyre.
A mund të jenë vallë arsye të forta që e çojnë një martesë drejt divorcit, vetëm mungesa e së qeshurës dhe rutina e përditshme?!
Dhe, ç’do të ndodhë kur e qeshura të hyjë në jetën e saj, pikërisht nga ajo e shtëpisë fqinje? Ç’do të ndodhë kur do t’i duhet të vendosë për të zgjedhur midis mënyrës moskokëçarëse të të jetuarit të çastit, pa e vrarë mendjen se ç’do të sjellë e nesërmja dhe mënyrës së programuar të të jetuarit? Ç’do të ndodhë kur do t’i duhet të vendosë për të zgjedhur midis një dashurie plot pasion e plot sfida dhe një dashurie më të hershme që duket sikur nuk ka asgjë për t’i ofruar?
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 400 Faqe
- Data e publikimit: 24/09/2015
- Mosha e leximit: mbi 14 vjec
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.