Carley Fortune
Carley Fortune është autore bestseller #1 e New York Times dhe #1 e Globe and Mail, përmes romave të saj Një verë e artë, Kjo verë do të jetë ndryshe, Takohemi tek liqeni dhe Pas çdo vere. Librat e saj janë shitur mbi tre milionë kopje në mbarë botën dhe janë përkthyer në 30 gjuhë, në më shumë se 50 vende, përfshirë edhe në Shqipëri. Romani i saj i pestë, Stuhia jonë e përsosur pritet të hidhet në qarkullim më 5 maj 2026. Carley është gazetare e vlerësuar me çmime dhe ka punuar si redaktore në disa nga mediat më të njohura të Kanadasë, përfshirë The Globe and Mail, Chatelaine dhe Toronto Life. Ajo drejtoi lançimin e “Refinery29” dhe udhëhoqi ekipin si Kryeredakte Ekzekutive deri sa u largua nga gazetaria për t’iu përkushtuar shkrimit të letërsisë artistike në vitin 2021. Carley ka një diplomë Bachelor në Gazetari nga Toronto Metropolitan University. Fëmijërinë e hershme e kaloi në periferitë e Sidneit, Australi, dhe në Gjirin Barri, një qytet i vogël buzë liqenit në Ontarion rural, —vend që shërbeu edhe si skenë për romanet Pas çdo vere dhe Një verë e artë. Dashuria për natyrën dhe ndjenja e vendit janë thelbësore në rrëfimin e saj letrar. Carley jeton në Toronto me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj dhe aktualisht po punon për librin e gjashtë. Librat e saj kanë ardhur në shqip nga Botimet Dritan dhe i gjeni online edhe tek Leximtari.al
Një verë e artë
- Autori: Carley Fortune
- Shtëpia botuese: Dritan
- Përkthyesi: Erdi Ibro
- Redaktori: Ajsela Koka
Nga “mbretëresha e leximeve të verës”, Carley Fortune, vjen “Një verë e artë”, një romancë e mrekullueshme për shanset e dyta dhe ndjenjat që i rezistojnë kohës. Alisa rikthehet pas shumë vitesh te liqeni i fëmijërisë për t’u kujdesur për gjyshen, vetëm për t’u përballur me Çarlin, djalin nga e kaluara që i trazon papritur zemrën. Zbuloni këtë libër plot diell, nostalgji dhe emocion, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
1, 400.00 L
Ka stok (mund të paraporositet)
Përshkrimi
Një rikthim te liqeni, një foto që ndryshoi gjithçka dhe një dashuri e papritur
“Nuk e kisha llogaritur Çarli Florekun.”
Gjëra të bukura ndodhin te liqeni. Kështu thoshte gjyshja e Alisës, dhe ishte e vërtetë. Kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, Alisa kaloi një verë magjike në një shtëpizë me Nanën. Pikërisht atëherë ajo shkrepi atë foto ikonike që kapte tre adoleshentë të qeshur në një motobarkë të verdhë—imazhin që do t’i ndryshonte përgjithmonë jetën dhe karrierën.
Tani, Alisa jeton pas lentes. Si një fotografe e suksesshme, ajo ndihet më rehat prapa aparatit, duke lënë të tjerët të shkëlqejnë. Por, kur Nana rrëzohet dhe thyen ijën, Alisa e kupton se të dyjave u duhet një arratisje e qetë. Ajo bën një plan: një tjetër verë në atë vend magjik, në Gjirin e Berit. Mirëpo, sapo vënë këmbë atje, qetësinë ua prish uturima e njohur e një motobarke të verdhë dhe burri tërheqës që e vozit.
Çarli Floreku ishte vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç kur Alisa e kapi në foto prej së largu. Tani është burrëruar, kthyer në një flirtues të paturp që e bën Nanën të qeshë dhe Alisën të dëshirojë të kthehet pas në kohë, atëherë kur jeta ishte më e thjeshtë. Ditët e kaluara nën diell dhe netët e vakëta buzë liqenit po kthehen në një balsam për shpirtin e saj. Por, kur ajo ndeshet me vështrimin e tij jeshil e depërtues, nis të shqetësohet vërtet për zemrën e saj. Alisa ka sy të mprehtë si fotografe, por kurrë nuk ka takuar dikë që arrin ta lexojë atë vetë me kaq qartësi.
Siç thekson Us Weekly, “Nuk ka asgjë më të bukur se të lexosh një libër të Carley Fortune pranë ujit.”
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 352 Faqe
- Data e publikimit: 24/06/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: One Golden Summer
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.