Thjeshte nje histori dashurie–Bota Shqiptare
- Autori: Anna Premoli
- Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
- Përkthyesi: Agim Doksani
Përshkrimi
Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku, hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë.
I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s’kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.
Sa keq që gjërat nuk shkuan pikërisht kështu: libri i tij i parë mbeti i vetmi, agjenti letrar dhe botuesi iu bënë ferrë që të dorëzonte të dytin, për të cilin kishte futur në xhep një paradhënie të majme.
Një roman që Ejdëni nuk po e shkruante dot kurrsesi. I dëshpëruar dhe i cungët në ide, në kërkim të frymëzimit provoi të kthehej në qytetin e lindjes, atje ku kishte zënë fill gjithçka. Dhe pikërisht në Nju Jork do të njohë Lorelën, shkrimtare romanesh rozë shumë prodhimtare. Po po… “rozë”: një gjini që Ejdëni e përbuzte. Sepse, sipas tij, ajo ishte palavi, jo letërsi.
Dhe kushdo në ditët e sotme ishte i zoti të shkruante një histori të rëndomtë dashurie… Apo ndoshta jo?
REVIEWS
“Anna Premoli është e zonja ta kredhë gjininë e rozës kombëtare në sugjestione ndërkombëtare dhe të ngulura fort në shpirtin e kohës sonë.”
– La Repubblica
“Anna Premoli është një spot i gjallë i self-publishing: nga uebi te Çmimi Bancarella me romanin e saj të parë.”
– Vanity Fair
“I pari rast i vërtetë italian i self-publishing që i ka prirë fati.”
– La Stampa
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 320 Faqe
- Data e publikimit: 13/09/2018
- Mosha e leximit: mbi 16 vjeç
- Titulli origjinal: É solo una storia d'amore
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.