Elle Kennedy

Elle Kennedy është një nga autoret më të njohura bashkëkohore të romancës dhe dhe të zhanrit të ri të rrëfimit për të rinj që sapo kanë kaluar adoleshencën. Ajo u bë e famshme në mbarë botën me serinë bestseller off-campus, e cila ka fituar miliona lexues falë kombinimit të humorit, romancës dhe personazheve të paharrueshëm. E lindur më 19 janar 1982 në Kanada, Elle Kennedy është diplomuar në gjuhën angleze dhe prej shumë vitesh i është përkushtuar rrëfimit. Librat e saj kanë qenë vazhdimisht në listat e bestsellerëve të The New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. Njëherësh, ajo është e fituese e shumë çmimeve letrare. Seria Off-Campus, me tituj si Marëveshja, Gabimi, Joshja, Qëllimi dhe Trashëgimia, e ka bërë atë një emër të dashur për lexuesit e romancës moderne, veçanërisht për të rinjtë që pëlqejnë historitë e vendosura në ambientet universitare. Stili i saj karakterizohet nga dialogë të gjallë, personazhe autentikë, marrëdhënie emocionale dhe tema që trajtojnë miqësinë, dashurinë, sfidat personale dhe rritjen individuale. Sot, Elle Kennedy konsiderohet një nga zërat më të rëndësishëm të romancës bashkëkohore dhe vazhdon të jetë ndër autoret më të lexuara në zhanrin New Adult Romance. Librat e saj kanë ardhur në shqip nga shtëpia botuese Dritan dhe i gjeni online dhe tek libraria Leximtari.

Trashegimia – Elle Kennedy

Bëhuni gati per fiksimin tuaj te ri…   Lexoni TRASHËGIMIA për të marrë përgjigjen e shumëpritur ndaj pyetjes: ku ndodhen ata tani? Trashegimia eshte libri i pestë i serisë OFF-CAMPUS me mbi 400 milionë shikime në TikTok. Katër librat e parë  të kësaj serie janë: MARRËVESHJA, GABIMI, JOSHJA, SYNIMI

1, 500.00 L

Ka stok (mund të paraporositet)

9789928377777
SKU: BDR0661
1 Njerëzit po e shikojnë këtë produkt tani!

Përshkrimi

Katër histori. Katër çifte. Tri vite jetë reale pas diplomimit…

Një dasmë.

Një propozim.

Një martesë e fshehtë.

Një shtatzëni e papritur.

Jeta pas universitetit për Garetin dhe Hanën, Loganin dhe Grejsin, Dinin dhe Ellin, Takërin dhe Sabrinën, nuk është pikërisht ashtu siç e kishin përfytyruar. Sigurisht, ata e kanë njëri-tjetrin, por do të përballen edhe me problemet e jetës së vërtetë, për të cilat katër vitet në Brajër nuk i kanë përgatitur plotësisht. Siç rezulton, për këto katër çifte, dashuria është pjesa më e lehtë. Të rritesh është shumë më e vështirë. Vendimet e mëdha mund të kenë pasoja të mëdha… por edhe shpërblime të mëdha.

Më shumë info për këtë artikull

Libri
0
Autori
0
Leximtari.al
0

Ende pa shqyrtime.

Bëhuni i pari që shqyrton “Trashegimia – Elle Kennedy”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5

Duhet të keni hyrë për të qenë në gjendje të shtoni foto në vlerësimin tuaj.