Knut Hamsun
Knut Hamsun (1859—1952) ishte shkrimtar, dramaturg dhe poet norvegjez, fitues i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1920. Udhëheqës i revoltës Neoromantike në kthesë të shekullit, ai konsiderohet si shkrimtari që shpëtoi romanin nga tendenca drejt natyralizmit të ekzagjeruar. Ai ishte me origjinë fshatare dhe kishte shumë pak arsimim formal. Romani i tij i parë Uri i botuar në vitin 1890 flet për një shkrimtar të ri që po vuan nga uria. Suksesi i romanit i krijuan atij mundësinë për një seri leksionesh në të cilat shprehu admirimin për August Strindberg dhe mospëlqimin për idhujt e kohës Henrik Ibsen dhe Leon Tolstoi. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai vuri famën e vet në mbështetje të Nazizmit dhe pushtimti gjerman të Norvegjisë. Pas lufte u gjobit për bashkëpunim ekonomik me pushtuesin në një masë të tillë që falimentoi financiarisht. Irracionalizmi i tij i qëllimtë pati ndikim të madh në shumë shkrimtarë të mëdhenj.
Viktoria , nje histori dashurie – Knut Hamsun
- Autori: Knut Hamsun
- Shtëpia botuese: Trishtil
- Përkthyesi: Bujar Hudhri
E vendosur në një fshat bregdetar të Norvegjisë së fund- shekullit të nëntëmbëdhjetë, romani “Viktoria” rrëfen për dy të dashuruar, dëshirat e të cilëve janë po aq të fuqishme sa edhe rrethanat që e pengojnë romancën e tyre. Johanesi, i biri i një mullixhiu që bëhet poet, gjen frymëzim për krijimet e tij te përkushtimi i zjarrtë ndaj Viktorias, vajzës së zotërisë së rënë nga vakti të Kështjellës, e cila ndihet e detyruar të fejohet me të riun e pasur që i ati ka zgjedhur. Të ndarë nga barrierat klasore dhe trysnia shoqërore, kjo dyshe e dënuar nga fati, herë e lëndon, herë e magjeps njëri-tjetrin, ndërsa të dy lëvizin drejt një tragjedie që asnjëri nuk do ta kuptojë derisa të jetë tepër vonë.
Përshkrimi
Më shumë info për këtë artikull
- Numri i faqeve: 190 Faqe
- Data e publikimit: 18/04/2026
- Mosha e leximit: mbi 14 vjeç
- Titulli origjinal: Victoria : en kaerligheds historie
- Vendi i botimit: Tirane

Shqyrtime
Pastro filtratEnde pa shqyrtime.